Berisha: Ja ç'ka thënë Rama para dhe pas arrestimit të McGonigal

Premte, 27 Janar 2023 12:15

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video, e cila tregon se si kryeministri Edi Rama e ka ndryshuar qëndrimin e tij për raportet që kishte me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal, para se ai të arrestohej në SHBA dhe pas.

‘Ja çfarë ka thënë e çfarë thot Edi Rama para dhe pas arrestimit të Charles McGonigal, të cilin sipas dokumentave publike arriti ta korruptojë dhe përdorë kundër opozitës’, shkruan Berisha në Facebook.


Rama 1, para arrestimit të McGonigal: Cilët rusë, cilët rusë të mitë. Shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im, nuk diskutohet.

Rama 2, pas arrestimit të McGonigal: E para e punës, fjala mik është një fjalë shumë e madhe. Unë kam folur në gjuhën angleze për natyrën e marrëdhënies, një 'friendly relationship', pra nja raport miqësor. Takove një zyrtar të lartë të FBI-së? Po, e takova. Takove një zyrtar të lartë të FBI-së disa herë? Po, e takova dhe kjo nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konkluzione të reja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...