Kujtojmë se Soros dhe kryeministri Edi Rama kanë përdorur raportimet nga OJQ-të dhe mediat, për të ndikuar te vendimi që Sali Berisha të shpallej non-grata. Këtu spikasin sidomos OJQ-të e rrjetit të Soros, të njohura me emrin 'Shoqëria e Hapur".
Tom Perriello është drejtor i nivelit të lartë i Fondacioneve për Shoqëri të Hapur. Fox News raporton se ai e viziton shpesh Shtëpinë e Bardhë për takime dhe evente.
Të dhënat tregojnë se Periello ka qenë 13 herë në tetë ditë të ndryshme në Shtëpinë e Bardhë mes majit 2021 dhe shtatorit 2022.
“Afrimiteti i Perriello me administratën e Biden ilustron më tej qasjen e ngushtë të rrethit të brendshëm të Sorosit me ata që drejtojnë vendin. Djali i Soros, Alex, i cili vepron si kryetar i Fondacioneve për Shoqëri të Hapur, ka regjistruar disa takime në Shtëpinë e Bardhë,” raporton Fox News.
“Perriello, ndërkohë, është gjithashtu i përfshirë me një grup të krahut të majtë që punon për të ndryshuar politikën pas dyerve të mbyllura”.
“Aksesi që ka familja e Sorosit dhe personeli i tij në administratën e Biden tregon një zhvendosje të fortë nga mandati i presidentit Obama. Në një intervistë të vitit 2018, Soros u ankua se Obama ishte një zhgënjim i madh për të. “Më mbylli derën,” tha Soros gjatë intervistës. “Ai bëri një telefonatë duke më falënderuar për mbështetjen time, e cila zgjati pesë minuta”,” raporton Fox News.