Mediat britanike: Si i zbuloi ish-e dashura, lidhjet korruptive të drejtorit të FBI-së me Ramën

Diel, 29 Janar 2023 16:39

“Charles McGonigal, ish-agjenci special në krye të Divizionit të Kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, dyshohet se u denoncua në byro nga ish-dashnorja e tij, Allison Guerriero, pasi i dha fund lidhjes mes tyre dhe deklaroi se nuk do e linte gruan e tij për të.

 
 
 

Gjatë kohës që ishte me McGonigal, Guerriero tregon se zbuloi një çantë me para në apartamentin e tij në Park Slope në tetor të vitit 2017. Kur ajo e pyeti për këtë, ai pretendoi se i kishte fituar paratë përmes bixhozit në një lojë bejsbolli.

 
 
 

Guerriero pretendon se lidhja e tyre zgjati më shumë se një vit dhe se ai shpenzonte shuma të mëdha parash për të dhe bënin seks në automjetet në pronësi të FBI”, shkruan gazeta.

 

Image

“Guerriero pretendon se McGonigal bënte shpenzime luksi për të- shumë më tepër nga sa do ia lejonte zakonisht paga e tij e FBI-së.

Ai i jepte asaj dhurata prej 500 ose 1000 dollarë për ditëlindje dhe për Krishtlindje- dhe madje njëherë i dhuroi 100 dollarë një të pastrehu në rrugë.

Ajo vendosi t’i vinte kapak lidhjes së tyre vetëm pasi zbuloi se ai ishte i martuar me dy fëmijë adoleshentë dhe donte të mbetej i tillë, duke qëndruar me gruan, të cilës i referohej si ish-gruaja.

Image

Pasi kishte pirë dhe në gjendje xhelozie, Guerriero i dërgoi një email direkt shefit të McGonigal, William Sweeney, i cili ishte në krye të FBI-së në Nju Jork.

Aty ajo zbuloi detaje të lidhjes dhe marrëdhënieve të ngushta që kishte vënë re se McGonigal kishte me kontaktet e tij në Shqipëri.

McGonigal ishte miqësuar me kryeministrin e Shqipërisë dhe kishte shkuar disa herë në këtë vend,” thekson gazeta.Image

Xhelozia e saj disa herë kaloi edhe në tepri, pasi njëherë përfundoi në burg sepse kishte ngacmuar gruan e McGonigal, Pamelën dhe fëmijët e saj.

Ndaj saj u vendos një urdhër-ndalimi sepse kishte dërguar disa emaile të ndyra dhe se i kishte telefonuar të paktën 20 herë gruas dhe fëmijëve të tij brenda një dite.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...