Korruptoi FBI-në/ Kur Rama përhapte lajmet se do të bëhej shef i NATO-s

Tuesday, 31 Janar 2023 11:52

 

Në SHBA ka shpërthyer një nga skandalet më të rënda në fushën e sigurisë. Një ish-zyrtar i lartë i FBI është korruptuar për llogari të një oligarku rus dhe të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Kjo histori është vetëm maja e ajsbergut dhe ka tronditur botën perëndimore.

Por kryeministri shqiptar nuk ka korruptuar vetëm zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal. Ai u ka dhënë kontrata dhe benefite edhe të tjerë ish-drejtuesve të korruptuar të FBI si Mark Rossini, Lou Bladel, etj. Skandali i këtyre përmasave nuk është parë në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA.

 

Edhe pse Edi Rama si kryeministër kishte përgjegjësinë të informonte partnerin dhe aleatin strategjik për këtë bërthamë të korruptuar brenda FBI-së, ai e përdori atë për interesat e tij personale dhe politike.

Skandali bëhet akoma më i rëndë kur e mendon se para disa muajsh, kryeministri Edi Rama përhapi në mediat e tij lajmin se mund të zgjidhej si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Lajmi qesharak u përgënjeshtrua shumë shpejt, por vetë Rama dhe njerëzit e tij e kanë mbajtur gjallë nëpër tryeza të ndryshme.

Tani mund të imagjinoni si shef të NATO-s, një njeri që korrupton shërbimet e sigurisë të partnerëve për interesa politike dhe meskine.

Ndërkohë sot, portali Politico tregon se cilët janë emrat më të përfolur për t’u zgjedhur si shef i NATO-s.

Pyetja që lind tani e tutje është: si mund të ulet Edi Rama në këto samite dhe forume të sigurisë, kur ka korruptuar inteligjencën e vendit më të rëndësishëm në aleancën euroatlantike?

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...