Berisha: Lulzim Basha shkroi dje 4 rreshta ku nuk guxoi të përmendë pa leje Edi Ramën me McGonigal

Tuesday, 31 Janar 2023 20:07
 
 

Lulzim Basha vijon të heshtë për skandalin e përmasave botërore, Rama-McGonigal edhe pse është viktimë e tij. 

Të vetmin reagim e bëri dje, pas deklaratës së kryetarit të PD, Sali Berisha lidhur me heshtjen e tij. 

 
 

Por sot, lideri i opozitës vërejti se Basha në atë reagim me 4 rreshta, nuk guxoi të përmendë Edi Ramën dhe ish-shefin e FBI, McGonigal, që u korruptua nga kryeministri për të sulmuar opozitën dhe PD-në në SHBA.

"Pse i them këto, i them këto sepse rasti McGonigal, ndriçon, ndihmon shqiptarët për të kuptuar zhvillimet rreth tyre. Për të kuptuar se si mund të përdoret korrupsioni, jo vetëm për ti varfëruar ata, por edhe për të vrarë shpresën çdo ditë tek ata, për ti shndërruar të pashpresë. Imagjinoni ju, se çfarë efekti toksik kanë patur tek qytetari shqiptar me qindra deklarata të paguara si ajo e Mark Rossinit, në mbështetje të Edi Ramës, në mahni të ministrave të tij, të sukseseve imagjinare, absolutisht që të gjitha të paguara. Imagjinoni ju çfarë drame është luajtur në këtë vend me shkatërrimin e drejtësisë dhe shndërrimin e saj në një repart të PS-së. Skapi të cilin, ose për të cilin mund të jenë bërë me dhjetëra, qindra deklarata është sot institucioni më i diskredituar në Shqipëri. Askush nuk e ka diskredituar atë përveç vetes së tij. Do ju jap një shembull, vetëm nga dita e sotme. Deputeti Gazment Bardhi shkoi dhe paditi në skap aferën. Për të dëshmuar se është një mburojë e partisë së tij, përgjigja; ishte na sill akt padinë. Prisni. Ka patur para skapit një prokurori të krimeve të rënda quhej. 

Kur doli çështja Nik Muzin, ajo hapi menjëherë dosje për Lulzim Bashën, e mori të pandehur për larje parash, sepse ajo ishte larje parash. Nuk tha, më sill aktpadinë, dosjen e Nik Muzin, jo. Aq sa kishte. Për skapin e partisë, pavarësisht se në të katër anët e botës ulërinjë sirenat e korrupsionit, të krimit nuk ndodh asgjë, dhe i kërkon aktpadinë. Nuk mund të fillojë hetim. Po mban të njëjtin qëndrim me Edi Ramën, armiqësor, sepse një shqiptar aty duhej ti thoshte vetes; dale, ky faqezi bëri këtë akt. Ky dokument i Gjykatës Amerikane kërkon këto, e këto. E sigurisht që aty pjesa dërrmuese e hetimeve është në Shqipëri. Çfarë e pengonte SKAP-in të njoftonte sot se ka filluar hetimin dhe të thërriste me radhë. A e dini se McGonigal ka takuar prokurorë këtu, vetorë, veting, ka takuar gjykatës, ka hyrë e ka dalë i plotëfuqishëm. Këto nuk ekzistojnë për skapin e partisë. Edi Rama pas sqarimit se e kam pasur ndërmend anglisht dhe jo shqip fjalën mik, e mbylli gojën, u zhduk 5 ditë. E mbylli gojën për 7 ditë Lulzim Basha, në vend që të thoshte ja, viktima e një komploti, jo nuk çel gojën dhe bëri një shënim dje, 4 rreshta ku nuk guxoi të përmendë Edi Ramën, pa leje me McGonigal, nuk ekzistonin për ta", tha kreu i PD, Sali Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...