Opozita në protestë kombëtare kundër Edi Ramës. Berisha: Më 11 Shkurt, Shqipëria marshon drejt Tiranës!

Tuesday, 31 Janar 2023 23:03
 
 
 

Kryesia e Partisë Demokratike ka caktuar datën 11 shkurt, ora 12:00, për të mbajtur protestën kombëtare para Kryeministrisë, për largimin e Edi Ramës. 

Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi vendimin pas mbledhjes së Kryesisë. 

 
 
 
 

Berisha tha se skandalit korruptiv i Edi Ramës me ish-shefin e FBI, Charles McGonigal, ka patur për qëllim të shkatërrojë PD-në dhe opozitën. 

 

Berisha tha se tashmë koha është të flasë opozita dhe ftoi qytetarët në 11 shkurt para Kryeministrisë. 

 

Largimi i Edi Ramës nga pushteti është jetike, tha Berisha, të cilin e quajti armik të egër të opozitës shqiptare. 

"U diskutua gjerësisht mbi situatën kritike në të cilën po kalon Shqipëria, situatë e pashembullt në ndonjë vend. Çdo shqiptar u njoh me dokumente autentike ndërkombëtare, me angazhimin e Edi Ramës në procesin e asgjësimit të pluralizmit dhe opozitës në Shqipëri. Kryesia e PD-së mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti. Largimi sa më shpejt i Edi Ramës, i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore, ka angazhuar policira sekrete, ka angazhuar dhe korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së. Ka marrë peng ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ka bërë gjithçka për asgjësimin politik të Sali Berishës, me qëllimin e vetëm, shkatërrimin e opozitës së vërtetë në Shqipëri. Koha është në flasë opozita. Të flasë gjer në largimin e kësaj kalbësire, nga pushteti. Gjer në largimin e këtij turpi, njeriu që ska asnjë parim, normal, moral, nder, dinjitet që nuk ka asnjë kufi në poshtërsitë e tij për të qëndruar vetë në pushtet, pavarësisht se çfarë i shkakton demokracisë dhe vendit të vet. Me datën 11 Shkurt ora 12:00, Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugët e saj", u shpreh Berisha. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...