'Agron Neza bashkëpunon me 'Florjanin''/ Milaim Zeka denoncon me emra: Më vunë gjobë 320 mijë €

Saturday, 04 February 2023 09:08
 
 
 

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka u shpreh në "Çim Peka Live" se Agron Neza, sekseri i Edi Ramës me Charles McGonigal, e ka shantazhuar atë. 

Zeka tha se për të është sajuar një dosje që e nxjerr si bashkëpunëtor të shërbimit sekret jugosllav me nofkën "gazetari" nga një person që falsifikon dokumentet në Bruksel i quajtur Faik Imeri dhe i njohur me nofkën "Florjani".

ADVERTISING
 
 
 

Ai theksoi gjithashtu se është gjobitur nga ky grup me 320 mijë euro.

Zeka akuzon edhe Dorian Duçkën dhe Charles McGonigal si pjesë e rrjetit. "Ky grup ka falsifikuar një dosje ku më nxjerr mua si agjent të shërbimit sekret jugosllav me nofkën "Novinari" (gazetari). Ky grup më ka shantazhuar familjaërisht. Më kanë gjobitur 320 mijë euro gjoja për të mos i publikuar dosjet rreth meje. I kanë kërkuar grupit Devolli 10 mln euro. I kanë kërkuar presidentit të Malit të Zi 100 mln dollarë. Kam incizime, video, audio, kam SMS", tha Zeka. 

"Këto dokumente të falsifikuara me vulën e FBI dhe CIA-s, janë përdorur nga një person në Bruksel me emri Faik Imeri i cili i ka futur të gjithë në lojë dhe ka kërkuar deri në 10 mln euro shpërblim nga biznesmenë të Kosovës, për t'i hequr nga listat e zeza. Ky njeri është thirrur nga shefi i FBI. Por kjo është duke u hetuar nga FBI dhe CIA. Ky person i ka shantazhuar shumë biznesmenë. Ka shantazhuar grupin e kompanisë Devolli, njerëzit më të fuqishëm në Kosovë. I gjithë ky grup, në verën e vitit të kaluar kanë ngrënë darkë në Dhërmi me një zyrtar të lartë të PD. Duçka, Neza dhe Charles McGonigal kanë qenë në Dhërmi", tha Zeka duke akuzuar Agron Nezën për lidhje me "Florjanin".

"Unë e kam pyetur zotin Neza, m.q.s më është prezantuar si person i FBI, më ka prezantuar edhe McGonigal. E kam pyetur kush është ky njeri në Bruksel që paraqitet me pseudonimin “Florjani” që po mashtron dhjetëra njerëz në emër të CIA-s amerikane. Unë i kam dërguar një foto të këtij personi zotit Neza. Brenda disa minutave foto ka arritur te Faik Imeraj në Bruksel. Unë këtu e kam zbuluar rrjetin. I vetmi njeri në këtë botë që kam fotografuar personin në Bruksel, kam qenë unë. Personi që e dërgoi fotografinë ka qenë Agron Neza. Agron Neza këtu ka rënë në kurth. Personi në Bruksel, sipas shërbimit informativ të Kosovës, ndërkombëtare dhe amerikane, ky “Florjani” (Faik Imeraj) ka qenë i rekrutuar nga BIA serbe". 

Modifikuar më Saturday, 04 February 2023 21:55

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...