Berisha: Një kryeministër që ha darka 10 mijë euroshe, i vjedh dhe i urren shqiptarët

Premte, 10 Mars 2023 18:41
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi nga Kavaja kryeministrin Edi Rama se ha darka 10 mijë euro si dhe vjedh e urren shqiptarët. 

Teksa prezantoi kandidatin e PD për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja, Berisha i quajti zgjedhjet e 14 majit si jetike dhe më të rëndësishmet pas atyre të viteve '90."Këto zgjedhje janë jetike, janë ndofta zgjedhjet pas viteve ’90 më të rëndësishme në historinë e këtij vendi, sepse ne jemi në një betejë me një monizëm që nuk njeh asnjë parim, asnjë ligj, asnjë normë dhe asnjë standard. Ndaj dhe sot çdo qytetar i Kavajës dhe Shqipërisë është në mision të madh, historik për ti dhënë duart këtij regjimi. Fitorja mbi monizmin fillon në 14 maj, kjo fitore është përcaktuese për Kavajën, për Shqipërinë. Kjo fitore është përcaktuese për të sotmen dhe të ardhmen e kombit shqiptar. Kjo fitore është përcaktuese për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, kjo fitore kërkon ti dalim zot Shqipërisë. 

Edi Rama dhe sekti i tij, organizata e tij kriminale, e shtrirë me tentakula me këta zyrtarët e klonuar prej tij, të cilët vjedhin ditën, natën, në gjumë, me hënë, me diell, në shi në çdo kohë, paratë tuaja. Ju urren ju ai, ai i urren shqiptarët. Një kryeministër që i lejon vetes të qarkojë botën me avion me dhomë gjumi, sikur të ishte i biri i sulltanit të Arabisë Saudite, një kryeminstër që shpenzon 22 mln euro vetëm për fluturime me avion në dispozicion, një kryeministër që blen vazon e drurit  4 mln euro, një kryeministër që ulet drekon, e darkon me 10 mijë euro, ju them unë ju, ai ndaj qytetarëve ka vetëm përçmim, ka vetëm urrejtje.  

Ka atë urrejtje dhe përçmim që ka hajduti që i vjedh, edhe Edi Rama vjedh qytetarët nga mëngjesi deri në darkë dhe ndaj i lejon vetes gjithçka, çdo lloj luksi, shpenzimi. Po të kthehemi bashkë në vitin 2012, në atë kohë kishte shumë vizitorë, por jo pak prej tyre makinë të blinduar. Kishim një të modifikuar dhe e vendosëm e blemë një tjetër për delegacionet. Asnjë ditë të vetme dhe kurrë unë atë veturë, atë makinë nuk e kam pasur në dispozicion. A u kujtohet si u mbush shtypi i tyre me sulme; Berisha bleu ‘Benzin’ 600 mijë dollarë. Fluturimet e Edi Ramës janë sot 35 herë më të kushtueshme se Benzi që u ble për delegacione", tha Berisha

Modifikuar më Premte, 10 Mars 2023 18:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...