Kallëzimi ndaj Xhaçkës, Meçollari sërish në SPAK

E mërkurë, 15 Mars 2023 10:40

Artur Meçollari, ish-oficer madhor i Forcës Detare, është paraqitur sërish në SPAK këtë të Mërkurë. Meçollari pritet të japë shpjegime lidhur me kallëzimin e bërë më herët për bazën detare të Shëngjinit.

Për bazën, ai është shprehur më herët se “është ndërtuar brenda pronës që ndodhet në planin e vendosjes dhe të përhapjes të Forcës Detare, që është e ndaluar kategorikisht me ligj”.

Disa ditë më parë, ish-oficeri ishte sërish në SPAK, lidhur me kallëzimin për bazën detare të Limonit në Sarandë, ku dha shpjegime.

Meccolari ka depozituar dy kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, një për dhënien me qera të gjiut të Limionit Sarandë dhe ndërtimin e një godine private në bazën e Shëngjinit. Vendime këto që prekin sipas tij, planin e vendosjes dhe të përhapjes pa miratimin e Presidentit të Republikës.

Dy ditë më parë, në Prokurorinë e Posaçme ishte dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, si person i akuzuar, e cila dha shpjegimet e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Këlliçi kafe me akademikun Apollon Baçe: Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur më 14 maj

Politikë

Këlliçi kafe me akademikun Apollon Baçe: Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur më 14 maj

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga primaret për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është takuar me akademikun e mirënjohur Apollon Baçe. ‘Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur...

Mjekët e infermierët braktisin vendin, VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

Politikë

Mjekët e infermierët braktisin vendin, VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sektorit të turizmit dhe atij të ndërtimit ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë specialistë dhe punonjës të kualifikuar, që...

Takimi i zjarrtë në Kurbin, Behar Haxhiu mesazh demokratëve dhe rivalëve

Politikë

Takimi i zjarrtë në Kurbin, Behar Haxhiu mesazh demokratëve dhe rivalëve

  Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhiu, ka falenderuar mbështetësit dhe bashkëqytetarët për pritjen e zjarrtë që i rezervuan kryetarit të PD, Sali Berisha.  Ai shkruan...