Berisha nga Vlora: Të vendosur për të përmbushur misionin tonë, fitoren me 14 maj dhe përmbysjen e monizmit!

Premte, 17 Mars 2023 19:21
 
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin që po mban me shtabin e PD në Vlorë është shprehur se këto zgjedhje, pas zgjedhjeve të 1992, janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.

Berisha tha se opozita është e vendosur për të përmbushur misionin e saj, fitoren në zgjedhjet e 14 majit dhe përmbysjen e monizmit. 

 
 
 

Fjala e Berishës:

 

Së pari njëherë ju falënderoj shumë, si për takimin, por edhe për punën e madhe që po bëni si shtab elektoral i Hysni Sharrës në këtë betejë jashtëzakonisht të rëndësishme për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë.

Është jashtë çdo lloj dyshimi që këto zgjedhje, pas zgjedhjeve të 1992, janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, sepse këto zgjedhje bëhen në kushte të plota monizmi, por edhe në kushte që opozita nuk i ka përjetuar ndonjëherë që nga themelimi i saj, gjer sot.

Pavarësisht nga përpjekjet, vështirësitë, opozita dëshmoi një vitalitet të jashtëzakonshëm, dëshmoi një vendosmëri, u ngrit pothuajse nga hiri, ku e kishin arkivuar dhe zhytur. U pa që fuqi madhore të paimagjinueshme ishin vërsulur dhe përdorur kundër saj, por ne jemi sot më të fuqishëm se asnjëherë tjetër, më të vërtetë se kurrë si opozitë dhe më të vendosur për të përmbushur misionin tonë, fitoren me datën 14 maj, dhe në mënyrë të pashmangshme përmbysjen e këtij monizmi.

Në këtë kontekst gjithçka do të përcaktohet më shumë se çdo gjë tjetër, nga mobilizimi, angazhimi, aftësitë tona për të bashkuar sa më shumë njerëz rreth vetes të të gjitha shtresave, bindjeve, por që nuk pajtohen kurrë me këtë shkretim të Shqipërisë dhe Vlorës.

Është në detyrimin tuaj, të kandidatit tonë që të trajtojmë me kompetencë dhe vërtetësi problemet që ka Vlora dhe të paraqesim para qytetarëve të saj, zgjidhjet më të mira, zgjidhet reale, zgjidhje të cilat janë plotësisht të mundshme.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...