Thirrja e Berishës: Në 14 maj të ngrihemi në lartësinë e përgjegjësive tona. T'i rikthejmë vendit pluralizmin!

Tuesday, 28 Mars 2023 20:41
 
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përsëriti nga Kuçova se zgjedhjet e 14 majit janë më shumë se zgjedhje vendore. 

Berisha tha se qytetarët kanë në dorë një nga vendimet politike më të rëndësishme, të rivendosin pluralizimin politik në Shqipëri. 

Lideri i opozitës iu referua edhe situatës që po kalon vendi, duke shtuar se regjimi ka shtënë në dorë të gjitha pushtetet dhe ka instaluar monizmin. 

Berisha tha gjithashtu se PD mbetet forcë politike e pamposhtur sepse kauza e saj është e drejtë, por edhe se ka korrigjuar gabimet e veta. 

"Ne me 14 maj, votojmë qeveritarët vendorë, por e vërteta është se në 14 maj ne kemi në dorë njërin nga vendimet politike më të rëndësishme të jetës tonë. Ne kemi në dorë që në 14 maj të votojmë së pari për të rivendosur pluralizmin politik në Shqipëri. Nëse ne analizojmë qetësisht se si ka mundësi që në 8 vite ne rrokullisemi në këtë mënyrë, si ka mundësi që braktisim këtë tokë sikur të ishte e mallkuar dhe jo vend i bekuar. Si ka mundësi që ne në vend që të përmirësohemi çdo vit, në tërësi shkojmë duke u varfëruar. 

Të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët; regjimi arriti të humbasë çdo lidhje me qytetarët, të vendosë të gjitha pushtetet në duart e tij, të vendosë monizmin. Monizmat janë fatkeqësitë më të mëdha të kombeve, qoftë ata ideologjike, siç e kemi përjetuar ne atë marksist-lelinist, qoftë ato fetare teokratike, qofshin këto të cilat quhen në doktrinë mobokraci, apo pushtete të bandave dhe krimit. 

Edi Rama sot kontrollon 10% më shumë pushtet se sa diktatori i fundit komunist në vitin 1990. Edi Rama sot kontrollon çdo pushtet, çka do të thotë për ju si qytetarë, liritë dhe të drejtat që ua jep kushtetuta, që janë edhe hyjnore i keni fiktive, nuk keni asnjë garanci sepse ato janë në duar të një regjimi që nuk ka ligj, kushtetutë, që bashkëpunon ditë e natë me krimin, që bazohet në drogën dhe vjedhjen tuaj. 

Atëherë çfarë do të bëjmë ne më 14 maj. Do ti japin ne përgjigjen e merituar këtij regjimi, do të vendosim ne me votën tonë rikthimin e pluralizmit në Shqipëri. E kemi edhe ne një përgjegjësi, e kemi. E ndihmuam Edi Ramën ne, e ndihmuam shumë kur dorëzuam afrofe të gjitha bashkitë dhe komunat atij. I dorëzuam plotësisht dhe ishte një gabim i pafalshëm dhe PD nuk e përsërit kurrë atë.

Ne jemi një forcë politike e cila mbetet e pamposhtur për dy arsye. 

E para; idealet dhe kauza jonë është e drejtë, e ndershme, fisnike, është kauza e lirisë. 

E dyta ne gabojmë, por njohim dhe korrigjojmë gabimet tona. Ne nuk besojmë kurrë në të pagabueshmit, përkundrazi, analizojmë, shqyrtojmë, korrigjojmë. Ndaj dhe ne në statutin tonë shkruajtë; PD nuk bojkoton kurrë zgjedhjet dhe kurrë nuk do ti bojkotojmë më.

Kështu që në 14 maj, demokrate e demokratë, qytetarë të të gjitha forcave politike që e doni këtë vend dhe pluralizmin, duhet të ngrihemi në lartësinë e përgjegjësive tona. Ti rikthejmë vendit pluralizmin, të largojmë monizmin me votën tonë. Monizmi është fatkeqësi e madhe kombëtare. 

Monizmi është mungesë lirie, liria është oksigjeni i shoqërisë, është oksigjeni i mjedisit të njeriut. Pa liri nuk ka jetë. Pa liri ka vetëm rrënim, ndaj dhe ne po largohemi dhe po largohemi nga Shqipëria", tha ai. 

Këtë të martë, kryedemokrati Sali Berisha prezantoi në Kuçovë kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", për kryetar bashkie, Lefter Maliqi. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...