Meta me kryesinë: Të përgatitemi për opozitarizëm, këshillat bashkiakë, tribuna të qytetarëve

Tuesday, 23 May 2023 08:23

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë takimi me kryesinë është shprehur se duhet që të përgatiten për opozitarizëm.

Gjatë fjalës së tij, Meta është shprehur se ‘këshillat bashkiakë do jenë tribuna të qytetarëve’.

 

‘Është shumë e rëndësishme përgatitja për opozitarizëm në qeverisjen vendore për të garantuar transparencën dhe llogaridhënien. Po kështu caktimi i datës për mbledhjen e konferencës kombëtare të të zgjedhurve vendorë të Partisë së Lirisë.

 

Të përgatitemi për të rikthyer zërin e opozitës në pushtetin vendor, zë që nuk ekzistonte në 4 vite të pushtetit monist, që solli korrupsionin absolut në pushtetin vendor.

Përfaqësues të opozitës dhe të Partisë së Lirisë tashmë janë këshilltarë në të gjitha bashkitë e vendit, ndaj ne duhet të përgatitemi që tani në mënyrë që transparenca dhe llogaridhënia të nisë që ditën e parë të konstituimit të këtyre Këshillave Bashkiake.

Të nisë transparenca për gjithçka që ka ndodhur në të shkuarën me buxhetin e bashkive. Si është prokuruar, llogari deri më një për çdo lek të taksave të qytetarëve shqiptarë. Gjithashtu për çdo lek që do të shpenzohet nga sot dhe në të ardhmen.

Këshillat bashkiakë do të kthehen në tribunat kryesore të shqetësimeve të qytetarëve. Ato duhet të jenë një front i fuqishëm i transparencës përballë regjimit’, është shprehur ndër të tjera, Ilir Meta gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë së Lirisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...