Berisha: Kam hapur proces në Britani, Alastair King-Smith kërkon nëpër ministri dokumente për mua

Premte, 26 May 2023 11:48

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se ka hapur proces ligjor në Britaninë e Madhe për shpalljen non grata. 

Në "Çim Peka Live", Berisha tha se para se të shkohet në gjyq, ndiqet kanali administrativ i ankesës gjë të cilën ai tashmë e ka bërë. 

Lideri i opozitës akuzoi ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King Smith se ka gënjyer autoritetet britanike me shpifje të servirura nga Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj. 
 
 

Sali Berisha: Dizenjimi nga qeveria e Britanisë së Madhe, më ka dhënë mua të mësoj të gjithë setin e shpifjeve të turpshme që Alastair King-Smith i ka dërguar qeverisë së tij, të marra të gjitha në akte korruptive nga Erion Veliaj, Lulzim Basha, Edi Rama. Dhe unë ato do t'i bëj publike sepse Britania në dallim nga SHBA, para se të shkosh në gjykatë për shpifje, Britania ndryshon se njeh të drejtën Europiane, njeh ligjin e Gjykatës së Strasburgut. Para se të shkoja, je i detyruar të ndjekësh kanalin administrativ të ankesës. Autoritetet Britanike me shumë korrektesë kanë dorëzuar dokumentet e servirura nga Alastair dhe Dunkan, dokumente të cilat përbëjnë një turp të vërtetë. Dua të informoj shqiptarët, ambasadori shkon institucion më institucion dhe iu lutet që t'i japin dokumente për mua se na ka hedhur në gjyq Berisha, duke shkelur në mënyrë flagrante kodin e vendit që përfaqëson, përpiqet të gjejë dëshmitarë të rremë shqiptarë apo të huaj, por me këto sukses nuk do të ketë. Procesi në Britani është më i zhdërvjellët, unë kam besim te sistemi i drejtësisë në SHBA. Për të shkuar në gjykatë duhet të kalosh në kanalin administrativ ligjor të përcaktuar me ligj. Do shihet se në çfarë bataku e kanë zhytur ambasadorin britanik Rama, Veliaj, Basha, pastaj detyrohesh të shkosh ministri më ministri këtu për të gjetur argumente për shpifjen që ka bërë. Këto do marrin përgjigjen e duhur. 

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...