Rrajat do na rrahin përsëri

Tuesday, 12 September 2023 10:12

Dhuna shkaktoi zemërim publik, aq sa Rama për të shpëtuar lëkurën shkarkoi ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe njëkohësisht i kërkoi dorëheqjen edhe deputetit Rraja. Për spektakët dhe hedhje hi syve të publikut, disa pjestarë të dhunës u arrestuan, por kryesorët, përfshi vëllezërit dhe djalin e deputetit askush nuk i preku. Dhuna fizike u duk se u mbyll me aq, por dhuna psikologjike dhe propaganda e llumit vijoi gjatë. Ministri i ri Taulant Balla i kërkoi policisë që të arrestonte përgjegjësit e aktit të rëndë. Që nga ajo kohë, në atë zonë të ngushtë ku të gjithë e dinë ku hanë e pinë Rrajat, askush nuk i nget, për të thurur jo më larg se dy muaj më vonë planin sesi të dalin sërish të lirë, e madje të gatshëm të dhunojnë e shantazhojnë, për hir dhe nder të pushtetit.

Këtë radhë në ndihmë u ka ardhur gjoja një institucion i pavaruar, Prokuroria e Tiranës. Në shkelje të plotë ligjore kryen një kapërcim të frikshëm. Nga akuza e “plagosjes së rëndë me dashje e krye në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, e kthyen në “plagosje të lehtë me dashje”. Kjo është dhunë dhe traumë më e rëndë se vetë dhuna fizike që e pësuan dy kushërinjtë Maja, por në fakt të gjithave na dhunuan. Secili qytetar mund të binte një herë qoftë edhe rastësisht në duart e Rrajave të pushtetit. Pas atij skandali që përfshiu edhe policinë e kapur në kupolë nga Rrajat, tashmë po shohim edhe prokurorinë e kapur, këtë drejtësinë që Rama vlerëson kaq shumë.

Në fakt ky nuk është vendimi i prokurorisë së “pavarur” por verdikti i majës së pushtetit. Si është e mundur që kryeministri Edi Rama dhe ministri Balla nuk reagojnë pas këtij sakandali më të madh se vetë skandali i 6 korrikut? Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla në javët e fundit nuk kanë lënë prokur e gjyqtar pa i sugjeruar e kërcënuar për të mos liruar asnjë fshatar që shkakton zjarre nga pakujdesia. Kërkuan dënime shembullore për ta dhe madje herë pas here kërcënonin se do verifikonin çdo gjyqtar dhe prokuror që zbuste dënimet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Fitore ‘magjike’ në 'Air Albania', kuqezinjtë mposhtin Poloninë dhe kryesojnë grupin

Sport

Fitore ‘magjike’ në 'Air Albania', kuqezinjtë mposhtin Poloninë dhe kryesojnë grupin

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndeshjen e radhës kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, me dy gola të mrekullueshëm të Jasir Asanit...

“Karta e Kujdesit Shëndetësor”, dhurata e duhur për mësuesit në vigjilje të vitit të ri shkollor  

Sociale

“Karta e Kujdesit Shëndetësor”, dhurata e duhur për mësuesit në vigjilje të vitit të ri shkollor  

“Një edukim i mirë mund të ndryshojë çdokënd. Një mësues i mirë mund të ndryshojë çdo gjë” Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor. Mijëra fëmijë...

Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

Aktualitet

Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

Pavarësisht se prej 1999-ës në tregun e sigurimeve janë futur shumë aktorë të rinj dhe dinamikat e tij kanë ndryshuar, vetëm një gjë ka mbetur konstante dhe e pandryshuar: besimi...