Emri Vata: Kukësi turistik peng i mungesës së vizionit dhe mbështetjes së qeverisë.

Saturday, 16 September 2023 18:12

Nuk e di kur e kam parë për herë të fundit Ministren e Turizmit të vizitojë Kukësin apo të promovojë asetet turistike të trevës sonë, që janë të pafundme dhe mund të jenë magnet për shumë vizitorë.

Shtegu I ngjyrave, Drini i magjishëm, bjeshkët në Malësitë Kukës-Mirditë e Kukës-Dibër, gastronomia unike dhe artizanati janë vetëm disa prej atyre që Kukësi mund të ofrojë për vizitorët vendas dhe të huaj, por për fat te keq Kukësi turistik deri më sot ka mbetur peng i mungesës së vizionit dhe patjetër të infrastrukturës.

Këtë realitet do të duhet ta ndryshojmë, por edhe kjo nuk mund të bëhet me një të rënë të lapsit, por do ta bëjmë hap pas hapi me ekspertët më të mirë të fushës, e për këtë mision duhet të shfrytëzojmë pozicionin tonë strategjik, mes Prishtinës, Tiranës dhe Shkupit.

Së pari me ndihmën e mediave lokale e kombëtare do të nisim fushatën e promovimit të aseteve tona turistike dhe do të shkundim nga pluhuri i harresës shumë destinacione, mrekulli të natyrës që ndodhen në territorin tonë.

Do të bashkëpunojmë me agjensitë turistike që Kukësi, të jetë pjesë e guidave e të vizitorëve vendas dhe të huaj pasi janë me mijëra arsyet që u duhet të ndalen në trevën tonë.

Natyra dhe Zoti janë treguar bujarë me Kukësin dhe ndaj detyra jonë e vetme është që këto asete turistike që kemi në dispozicion ti shfrytëzojmë për rritjen ekonomike të familjeve Kuksiane.

Ne kemi vizionin për Kukësin turistik e me vullnetin tuaj do të bëjmë më të mirën, pasi në këtë sfidë do të kemi një ekip të kompletuar me djem dhe vajza që kanë shkëlqyer si menaxherë në resortet turistike më të mira në vend e Turqi dhe agjensitë turistike.

Së bashku ja dalim!

Modifikuar më Saturday, 16 September 2023 18:28

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...