Kurti: Lajçak dhe Vuçiç me skenar të koordinuar për të goditur Kosovën

Hënë, 18 September 2023 13:56
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se të enjten në Bruksel “pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit të BE kundër Kosovës”.
 

Kryeministri akuzoi ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës.

Kurti tha se ai u “përball me një skenar” të të dërguarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, i cili ishte koordinuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
 
“Ata kanë shkuar shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës”, theksoi Kurti.
 
“Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një skenari, të cilin z. Lajçak dukej se e kishte dizenjuar kohë më parë”, tha Kurti.
 

Ai tregoi se e kishte prezantuar propozimin e tij për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa tha se ndaj tij Vuçiç dhe Lajçak reaguan “me të njëjtin mendim”, duke e shpërfillur.

“Presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është shumë jorealist”, tha Kurti.

Kurti tha se “ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike në tërësi, ose s’mund t’i zbatojmë vetëm ato që i do Serbia”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Fitore ‘magjike’ në 'Air Albania', kuqezinjtë mposhtin Poloninë dhe kryesojnë grupin

Sport

Fitore ‘magjike’ në 'Air Albania', kuqezinjtë mposhtin Poloninë dhe kryesojnë grupin

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndeshjen e radhës kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, me dy gola të mrekullueshëm të Jasir Asanit...

“Karta e Kujdesit Shëndetësor”, dhurata e duhur për mësuesit në vigjilje të vitit të ri shkollor  

Sociale

“Karta e Kujdesit Shëndetësor”, dhurata e duhur për mësuesit në vigjilje të vitit të ri shkollor  

“Një edukim i mirë mund të ndryshojë çdokënd. Një mësues i mirë mund të ndryshojë çdo gjë” Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor. Mijëra fëmijë...

Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

Aktualitet

Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

Pavarësisht se prej 1999-ës në tregun e sigurimeve janë futur shumë aktorë të rinj dhe dinamikat e tij kanë ndryshuar, vetëm një gjë ka mbetur konstante dhe e pandryshuar: besimi...