Ish Kryeministri i vendi, Sali Berisha, ka pasur një reagim shumë të fortë sot në lidhje em procesin gjyqësor politik që është duke u zhvilluar në mënyrë skandaloze ndaj 11 të burgosurve politikë kuksianë. “Betejë me narkodiktaturën” e ka cilësuar Berisha.
“Sot, 11 pengjet politike, shkruan Berisha, të rrëmbyera pas mesnate nga krye, krye, krye, Edvin Kristaq Rama dhe falangat e tij të krimit, përballen në sallën e gjyqit politik me vasalët e kryehorrit të narkoshtetit. Mijëra qytetarë protestojnë me moton “lironi vëllezërit tanë dhe vdekje, vdekje diktaturës” Fitore!”, përfundon Berisha. Në një postim tjetër Berisha shkruan se, “heronjtë e Kukësit në sallën e turpit sfidojnë Edvinin dhe narkoshtetin e tij!”.