'Rama nuk rrëzohet me votë'/ Berisha: Koha e opozitës të largojë armikun e votës

Premte, 06 October 2023 10:15
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka theksuar edhe njëherë tjetër se gjendja politike në Shqipëri është tejet e rëndë, pasi kryeministri Edi Rama ka krijuar të gjithë mekanizmat antiligjorë dhe antikushtetues për të mos u larguar me votë.
 

I ftuar në Çim Peka Live, Berisha tha se koha është që opozita duhet të hidhet në veprim duke krijuar një debat të hapur me qytetarët, pasi nqs nuk arrijnë të largojnë armikun e votës, të ardhme nuk ka më.

Berisha: Të them të vërtetën nuk kam pasur asnjëherë iluzion se Edi Rama largohet me votë. Jo nuk kam iluzion sepse Edi Rama ka krijuar mekanizmat antiligjor, antikushtetues, të grabitjes së votës. Nuk kam as dyshimin më të vogël. Natyrisht që disa kushte të veçanta i kaloi opozita të pashembullta në historinë e Europës.
 
Detyra e opozitës është të mbjellë shpresën dhe opozita për të mbjellë shpresën duhet të qëndrojë fortë si opozitë dhe duhet të punojë shumë për imazhin e saj. Gjykoj se koha është që opozita duhet të hidhet në veprim duke zhvilluar një debat të hapur me qytetarët me mbështetësit e saj. Nqs ne nuk arrijmë të largojmë këtë armik vote, opozita është te vota, ne të ardhme nuk kemi, bëhemi fasadë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...