Pas mbledhjes në selinë blu, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sërish për gazetarët, ku theksoi se nuk i ka takuar dy oficerët e policisë, pasi respekton Kushtetutën e jo mercenarët e Edi Ramës.
Fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:
Pyetje: Besoni se PS nuk do e marrë ketë vendim, nëse do të hyni në këtë procedurë.
Pyetje: Nuk patët asnjë takim personalisht.
Sali Berisha: Jo nuk pata asnjë takim personalisht sepse unë do të respektoj kushtetutën, e cila prevalon. Ky ishte turpi i Edi Ramës.
Pyetje: Nuk pranuat vendimin që ata kishin ardhur të sjellin.
Sali Berisha: Unë ata nuk i takova fare sepse unë nuk mund të pranoj shkelmim të kushtetutës se do Edi Rama, nuk mund të pranoj. Po ti takoja, do i thoja çojani Edi Ramës ta ziejë çaj.
Mos i ngatërrojmë gjërat, ajo që nisi ditën e enjte është pa kthim. Edi Rama përpiqet ti mpleksë, por me dështim. Besoj se u përgjigja.