Topalli: Ndalimi i lëvizjes së kreut të opozitës minon stabilitetin e vendit. Shkelje kushtetuese pasi është deputet

Diel, 22 October 2023 11:18

Zyrtarja demokrate, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e quan një ngjarje shumë të rëndë faktin se kreut të opozitës, Sali Berisha, po i ndalohet lëvizja pa lejen e Kuvendit. Topalli shkruan se kjo situatë, minon stabilitetin e shoqërisë.

POSTIMI I PLOTË

Përdorimi i kërcënimit, ndalimit, arrestimit apo ndalimit të lëvizjes ndaj kryetarit të opozitës dhe familjes së tij është një praktike ekstreme, që dhunon në mënyrë ekstreme të drejtat e njeriut, minon demokracinë dhe stabilitetin e një shoqërie.

Kjo praktikë përdoret nga regjimet autoritare apo grupe ekstreme, që kërkojnë të shtypin opozitën politike të një vendi.
 
Në shtetin e prokurorëve qesharakë, ndodh që të urdhërojnë ndalimin e lëvizjes se deputetit, pa lejen e parlamentit, në shkelje shume të rëndë të Kushtetutës, si një kapërcim i pafalshëm i shtetit të së drejtës dhe si fakt i qartë i zbatimit të urdhrave politikë.
 

Përdorimi politik i drejtësisë kundra opozitës së një vendi, e veçanërisht kundra kryetarit të opozitës dhe familjarëve të tij, është hapi më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit, por mund të kthehet dhe si hap vendimtar për të ndryshuar situatën nga një shtet i korruptuar dhe i kriminalizuar në një vend që interesin publik e ka të shenjtë.

Regjimet mafioze duhen rrëzuar bashkë me drejtësinë politike të tyre!

Login to post comments