Zëri i Amerikës ka pranuar se ka gabuar në raportimin e bërë pas ndalimit të Jamarbër Malltezit.
Në një lajm të publikuar ditën e sotme, VOA mashtroi duke thënë se Malltezi është i shpallur non-grata në SHBA, kur kjo nuk është e vërtetë.
Por këtë gabim në lajmin e publikuar e ka rreguar duke theksuar se ‘Në variantin e mëparshëm të këtij artikulli, përmendej gabimisht edhe emri i Jamarbër Malltezit mes familjarëve të ish-kryeministrit Sali Berisha të shpallur non-grata nga ShBA’.