Agim Nesho: Donit tallava dhe spektakël? – Po ju kthej diktaturën!

Diel, 22 October 2023 21:13

Ngjarja e djeshme për kufizimin anti-kushtetues të liderit të opozitës, Sali Berisha, dhe përpjekjet për ta akuzuar atë në një vepër të korrupsionit pasiv nga ana e një drejtësie të komanduar, është akti i fundit i një regjimi të korruptuar që nuk ka të bëjë me demokracinë.

I vetmi institucion, që në opinionin public kishte akoma individë që besonin se funksiononte i pavarur, u përdor politikisht për të goditur liderin e opozitës. Sistemi i drejtësisë ra, jo kur u përpoq të përfshijë liderin e opozitës në një afire korruptive pasive, por kur ngriti akuzë kundër qytetarit Malltezi dhe biznesmenit Bektashi që para 15 viteve kishin bashkëpunuar për të zhvilluar një pronë private të tjetërsuar me inisiativën e qeverisë Socialiste dhe të aprovuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Se sa kanë fituar këta qytetarë, në respektim të rregullave institucionale shtetërore nuk është në interesin publik. Për më tepër që po të kishte dicka jo-ligjore, prokuroria kishte dekada të kohës së duhur ta conte këtë cështje në drejtësi.

Që drejtësia po provon nga dita në ditë që është e komanduar nga pushteti politik i Rilindjes nuk është dicka e panjohur. Ajo është e pafuqishme dhe impotente për të mbrojtur interesin public nga korrupsioni galopant dhe i hapuri një regjimi që po shpërdoron pronën publike dhe përfiton hapur nga pasuritë e popullit. Ata vine rrotull bashkëpunëtorëve të Ramës, por nuk guxojnë të godasin njeriun që drejton cdo gjë; ata godasin influencat indirekte të Berishës por harrojnë ligjet e personalizuara të Ramës, të mos dekretuara edhe nga Presidenti i Republikës; ata kanë frikë të hetojnë për 500 milionë shpërdorim të inceneratorëve, PPP në mjekësi, etj, po merren se sa përqind më tepër ka fituar qytetari Malltezi nga bashkëpronësia; ata kanë frikë të hetojnë për aferën korruptive të Portit të Durrësit dhe kompanitë guacka të lidhura me pushtetin por ju intereson të godasin opozitën me akte politike.

Ka dhjetë vjet që kjo drejtësi nuk po gjen asgjë për liderin e opozitës dhe mbyll sytë kur Shqipëria po zhbëhet nga grykësia e Rilindjes. Kjo drejtësi po humbet qytetarinë nga mënyra politike e komandimit nga regjimi, i cili në filozofinë e tij shkatërruese ka eleminimin e liderëve të opozitës, figurave historike të Shqipërisë, për ti hapur rrugë ngritjes së një regjimi diktatorial.

Arrestimi i Malltezit në ambientet e aeroportit, ardhja e Policisë së Shtetit në ambientet e selisë së PD-së, si dhe kryerja e këtij akti vetëm një ditë pasi opozita shpalli aksionin e saj opozitar të pakthyeshëm, tregojnë që veprimi i djeshëm ishte në funksion të një shfaqje për të mposhtur opozitën por edhe të provokimit të saj. Sot kur interest kombëtare po shiten hapur,  kur Kosova është në udhëkryq, kur Shqipëria po shitet dhe braktiset në masë, drejtësia e komanduar politike kërkon të godasë dhe përcajë opozitën. Por në fakt po shkatërron veten e saj.

Diktatura po troket në derë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...