Largohet nga posti i drejtuesit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu.
Burime për Syri TV bëjnë me dije se sot pas mbledhjes së mëngjesit Veliu i ka raportuar vartësve të tij se nuk do të jetë më drejtues i tyre.
Të njëjtat burime thonë se Veliu është shkarkuar nga detyra pas skandalit të përgjimeve të SKY dhe EncroChat.
Më herët Veliu ka qenë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe atë të zv.ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës.