Berisha: 4 leje i dha Veliaj, të tjerat i dha Basha! Malltezi ka qenë pronar toke, çdo gjë e ka me dokumente zyrtare

Hënë, 23 October 2023 14:48

Duke folur në lidhje me ndërtimet tek ish-kompleksi ‘Partizani’, kryetari i PD-së, Sali Berisha është shprehur se, ‘lejet e sheshndërtimeve i ka dhënë Edi Rama, dhe për këto janë dokumente që i fshehin këta’.

Sipas Berishës, ‘katër leje ndërtimi ka dhënë Erion Veliaj, për të mos folur më tutje. Të tjerat i ka dhënë Lulzim Basha’.
 
Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Sali Berisha:
 

Edi Rama fshihet dhe lakejtë e tij shkruajnë: të 17 kullat e ndërtuara në këtë parcelë, në këtë tokë, lejet e tyre janë dhënë nga Edi Rama.

U them këtyre mjeranëve që kanë frikë si Rama nga vetja e tyre, dy leje ndërtimi i ka dhënë Edi Rama. Lejet e sheshndërtimeve i ka dhënë Edi Rama. Dhe janë dokumente që i fshehin këta.

Katër leje ndërtimi ka dhënë Erion Veliaj, për të mos folur më tutje.

Të tjerat i ka dhënë Lulzim Basha.

Pra, këta kalojnë në shpifje banale.

Do më lejoni tani, shkurtimisht, në karakterin familjar që këta i kanë dhënë dacibaos në mënyrën më të turpshme.

Së pari, për të ushqyer mediat proqeveritare, me gënjeshtra dhe mashtrime, Edi Rama dhe larot e tij, përdorin një letër, një korrespondencë të mbesës sime me të atin dhe i bëjnë pyetjen asaj, shikoni cinizmin e tyre, ta pyesim pak këtë vajzë, si u bë babai yt kapitalist me 20 milionë euro, kur nuk ishte bashkëpronar në kompaninë Homeplan.

Tani, për çdo shqiptar, Abi Malltezi është bërë me 20 apo 22, pa qenë në shoqërinë Homeplan por duke qenë ortak i saj me kontratë. Dhe njëherë, kontrata nënkupton përgjegjësi të pakufizuar. Kontratë të regjistruar nga noteri.

Është bërë pronar si vijon:

Së pari, ka qenë pronar toke. Ka pasur parcelën e tokës së tij. Ka blerë parcela nga kushërinjtë e tij, që nuk kanë dashur të ndërtojnë.

Së dyti, ka investuar që në fillim me dokumente zyrtare 60 milionë lekë. I fshehin të gjithë.

Së treti, kanë qindra dokumente se ka shitur në gropë, siç shesin shumica e ndërtuesve. Ka shitur me çmim qartësisht nën tregun se ka qenë parapagim. Dhe për çdo metër katror, ekziston çdo dokument.

Por këta shpifës të paguar, për të hedhur tym, shtrojnë pyetjen se si u bë. Shit në gropë, duke humbur në çdo shitje, se e zgjodhi vetë.

Dhe kanë të vërtetuar në dogana, tatime dhe organin e larjes së parave, çdo qindarkë të tij.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...