Publikohet vendimi i KRRT-së Tiranë, i vitit 2007 me firmë dhe vulë të Edi Ramës, për të cilin sot akuzohet Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi. Është pikërisht ky vendim i Ramës që miratoi ndryshimin e statutit të pronës dhe lejen e ndërtimit, të cilin prokurorja Enkelejda Millonai e ka fshehur teksa adreson dosjen në Gjykatë. Vetëm në lejen e ndërtimit të miratuar nga Edi Rama si kryetar i bashkisë së Tiranës kanë përfituar të paktën 38 familje e jo siç pretendohet sot me akuzat politike.
Kjo është firma e Edi Ramës për të cilën akuzohet sot Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, dhe Jamarbër Malltezi.
Pas 5 muajve, KRRTSH-ja shqyrtoi dhe konfirmoi propozimin e Edi Ramës dhe rikthehu në Bashkinë e Tiranës edhe të gjithë dokumentacionin shoqërues së këtij vendimi. E pas certifikimit të vendimit të tij nga KRRTSH, Edi Rama i hapi rrugën duke miratuar Sheshin e Ndërtimit dhe firmosi lejen mbi pronësinë e të paktën 38 trashëgimtarëve të familjeve pronare të tokës.
Siç e shikoni në këtë dokument, me vendim numër 13 të KRRT drejtuar nga Edi Rama në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës datë 29. 12. 2007 është bërë miratimi i destinacionit të sheshit të ndërtimit dhe kondicioneve të tij urbane, ku përfituese janë të paktën 38 trashëgimtarë të familjeve autoktone.
Në këtë leje ndërtimi, detajohen ndërtesat, sipërfaqja e tokës e çdo elementi tjetër, e në fund mban firmën e Edi Ramës si kryetar KRRT-je dhe Dritan Agollit në cilësinë e Sekretarit të KRRT-së. Por sot, pikërisht për këtë vendim, nuk akuzohet Edi Rama, por Sali Berisha.
E ky fakt është anashkaluar edhe nga Prokurorja Enkelejda Millonaj, e cila edhe pse vetë ka pranuar në dosje që vendimi është i EdI Ramës, në ngritjen e akuzës e fsheh këtë fakt dhe ja drejton gjykatës sikur për ndryshimin e statusit të kësaj prone nuk ka pasur relacione, informacione, propozime që çuan në marrjen e këtij vendimi, ndërkohë që vetëm disa pasazhe më lartë, është kjo prokurore që specifikon se vendimi e propozimi erdhi nga kreu I KRRT-së Tiranë, që në atë kohë ishte Edi Rama si kryetar Bashkie.