Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në SYRI TV është shprehur se nuk shkel asnjë pikë të Kushtetutës dhe si e tillë aty sanksionohet se një deputete nuk mund të ndiqet penalisht dhe as nuk mund të merret ndaj ti asnjë masë sigurie, pa autorizimin e parlamentit.
Fjala e Berishës:
Në tërësi, për fat të keq nuk janë, por ama ka vende që i kanë. Ka vende që deputetin, për një arsye ose tjetër, e merr polici, hajde te unë njëherë se dua të merrem me ty.
Kurse kur unë e dërgova këtë nen për heqje të plotë të kufizimit të organeve të drejtësisë ndaj deputetëve, Edi Rama e hodhi poshtë në mënyrë kategorike.
Në praktikë, ai refuzoi kërkesën e Saimir Tahirit.
Unë jam në këtë situatë, të shkel Kushtetutën, nuk e shkel.
Ta paraqesin siç është Kushtetuta, e cila thotë në mënyrë taksative se deputetit nuk mund t’i kufizohet liria në asnjë forme, pa miratimin e Kuvendit.
Unë Kushtetutën nuk e shkel kurrë!
Mblidh parlamentin, siç thotë Kushtetuta. Vetë e ke bërë. Unë kam qenë në variantin tjetër, po u paraqit kjo në parlament, unë e miratoj.