Gjykata politike e Edi Ramës la në fuqi vendimin për masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Jamarbër Malltezin.
Pas seancës, në reagimin e tij për mediat, avokati mbrojtës, Klodian Skënderi, theksoi se nuk ka vepër penale dhe se Malltezi po akuzohet për një marrëveshje civile me një familje të vjetër tiranase.
Avokati Klodian Skënderi: Qëndrimi ynë është qenë rastin konkret nuk ka vepër penale, për arsye se personat në hetim sepse personat nën hetim janë në një marrëdhënie civile të pastër, nuk mund të aludohet që me anë të ligjeve apo VKM-ve që as nuk janë atakuar në kohë, as kundërshtuar, të pretendohet kryerja e veprave penale.
Këtë e them me bindje, pasi kemi parë aq sa mundëm fashikujt e depozituara në gjykatë.
Të akuzosh dike së është një trashëgimtar i ligjshëm i një familje të vjetër tiranase që është familja Begeja, që ka lidhur një kontratë me një familje tjetër tiranase, është shumë e guximshme.
Standardi i provueshmërisë është shumë i ulët dhe me këto aludime, në këtë vend po cenohet parimi i sigurisë juridike.