Berisha: SPAK nuk gozhdon aferën 1 miliard euro të Veliajt, por bashkëpunon me të

Tuesday, 24 October 2023 11:18

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në SYRI TV është shprehur se Erion Veliaj është përgjegjësi direkt për aferën 1 miliard euro për inceneratorin e Tiranës. Por ai në vend të hetohet, bën politikën e skapit dhe nuk gozhdohet për atë që ka bërë, e atëherë kjo është një goditje e rëndë për atë organ.

"Erion Veliaj është përgjegjësi direkt për aferën 1 miliard euro për inceneratorin e Tiranës. Bën politikën e skapit dhe jo që nuk gozhdohet për atë që ka bërë atëherë kjo është një goditje e rëndë për atë organ.

Para tre ditësh erdhën në Shqipëri Miliad Lopës dhe Alberto Presezzit ku i kam denoncuar për lidhjet iraniane me dokumenta.
 
Këta të skapit njëherë thanë që se dimë se kush janë pronarët e inceneratorëve, pesë ditë përpara Këlliçi ka dorëzuar SPAK të gjithë korospondencën mes Zotos Meritrit dhe tregonte se Lopa dhe Alberto tregonte se akne bërë denoncime të rreme si ën Shqipëri ashtu dhe në Itali. Ata erdhën me gati 100 milionë euro për të vazhduar punën me inceneratorët e Tiranës dhe ata para janë para iraniane.
 

Nuk mund të them se i gjithë SPAK është i kapur por një pjesë e mirë është e implikuar me politikat e Veliajt."

Login to post comments