Nga Ylli Manjani
Disa pikëpyetje që lidhen me interesin e publikut.
3. A mund të akuzohet penalisht një kryeministër për veprimtarinë normative të shtetit?! Deri më sot akuzat penale janë konceptuar për veprimtari individuale... (imagjinoj që Edi Rama duhet të kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg, nëse ky quhet standard..)
4. A konsiderohet favor korruptiv sorollatja disavjeçare që i bëhet një personi për të marrë një të të drejtë që ia jep ligji?! Nëse po, po ata që përfitojnë pasuri të dikujt tjetër në vetëm pak orë, ç'janë?!
5. A mund të mbahen nën presionin e hetimeve të stërzgjatura një person?! A është përndjekja ligjore, ndjekje penale?!
6. A mund të quhet standard i gjykimit të drejtë, gjyqi kur gjykata bëhet palë me prokurorin dhe vendosin për dikë që nuk është prezent?!
7. A mund të quhen hetime të plota e profesionale kur nuk pyetet asnjëherë të vetme i hetuari e madje as kallëzuesi, kur ka kallëzim?!
8. Pse ekzekutimi i masave të sigurisë bëhet me show, ndërkohë që vendimet merren fshehtas?!
9. Po nxjerrja në publik i të dhënave hetimore, të shkëputura totalisht nga konteksti për të dëmtuar në publik imazhin dhe dinjitetin e personit, a quhet standard?!
Ka edhe të tjera, por këto më duken si më kryesoret, të cilat meqë ra kjo çështja e Berishës, gjykova të risjell në vëmendje.
Kam kohë që i them, me thënë drejtën dhe për shqiptarë të zakonshëm, jo vetëm për VIP... Por këto të fundit marrin vëmendjen publike.