Berisha: Ta heqë gjykatësi, masën antikushtetuese dhe ta provojë a do të shkoj unë apo jo në gjykatë!

Tuesday, 24 October 2023 18:27

 

"Por vendosja e masës antikushtetuese pa marrë leje nga parlamenti është përdhosje e ligjeve, e të drejtës dhe e Kushtetutës së vendit!"

Kryetari i PD-së, deputeti Sali Berisha, e ka bërë të qartë sot para mediave pse ai nuk e zbatoi, masën e sigurisë "detyrim paraqitje",që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi ndaj tij më 22 tetor 2023 lidhur me çështjen në hetim, privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportesh Partizani”.

I pyetur nga gazetarët pse ai dërgoi avokatin Genci Gjokutaj në vend që të paraqitej vetë, Berisha solli në vëmendje faktin se vendosja e masës së sigurisë ndaj një deputeti pa kërkuar autorizim nga Kuvendi, është shkelje e Kushtetutës dhe sqaroi:
 

"Është ndryshe kjo. Nuk është se unë nuk e pranoj gjykatën. E deklarova më parë dhe e deklaroj, absolutisht, me sinqeritetin më të madh, se unë sa herë të thirrem do të shkoj! Por, të heqë gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë a po shkoj apo s'po shkoj unë! Ta provojë!

Por vendosja e masës antikushtetuese pa marrë leje nga parlamenti është përdhosje e ligjeve, e të drejtës dhe e Kushtetutës së vendit! Pse ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale të mjerë, që i lejon vetes një vendim, unë nuk mund t'i lejoj vetes të shkel Kushtetutën!

 

Por edhe njëherë e thashë dhe e them: që nesër po të sjellin amendamentin e vitit 2012 në parlament, Sali Berisha e voton! 

Unë jam për barazi të qytetarëve para ligjit themelor të shtetit!  S'kam qenë, e kam treguar, e kam dëshmuar për asnjë diskriminim midis deputetit dhe zgjedhësit. Deputeti të ruajë veten, të punojë! Kaq! Por në këtë mënyrë siç i bën Edi Rama është republika e kanabisit, e drogës."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...