Shante Berishën në FB, SPAK dhe Gjykata çorientohen, zëvendësojnë avokatin e përzgjedhur, por fshehin emrin

E mërkurë, 25 October 2023 20:56

SPAK dhe Gjykata e Posaçme janë çorientuar totalisht. Duke dashur që të mbulojnë shkeljet e tyre procedurale ata vendosën sot që të caktojnë një avokat kryesisht për kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Por avokati i zgjedhur, Artan Simoni, rezultoi një ithtar i Rilindjes dhe vetëm dy ditë më parë kishte sulmuar kryedemokratin Sali Berisha.

 
Të gjendur në këtë situatë të paprecedentë për drejtësinë, sipas një njoftimi nga Gjykata e Posaçme, SPAK ka kërkuar që të ndryshohet avokati Simoni me një tjetër avokat tjetër kryesisht që do të zgjidhet nga gjykata prej listës që ka.
 

Por këtë herë kanë vendosur të fshehin emrin e avokatit të përzgjedhur, nga frika se mos ndoshta edhe ai është një tjetër ithtar i pushtetit, dhe do të ju duhej ta ndryshonin sërish.

 

‘Njoftim

Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi  avokatin Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet.

Seanca do të zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10am’, thuhej në njoftimin e gjykatës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...