Pas mbledhjes së Grupit të PD, Berisha: Deputetët e opozitës të vendosur në betejën e tyre pa kthim...

Premte, 17 November 2023 17:23

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kreu demokrat Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka deklaruar se reagimi opozitar do të jetë pa kthim.

Berisha: Parlamenti është kthyer në një aneks të Surrelit dhe ka humbur çdo funksion si tempulli i demokracisë së Shqipërisë ndaj edhe deputetët e opozitës në emër të popullit opozitar, qytetarëve që besojnë tek vlerat e demokracisë, që konsiderojnë pluralizmin motorin kryesor të saj, që besojnë se ministrat, pushtetarët dhe cilido duhet të hetohen nga komisionet parlamentare, me transparencë. Duhet të pasqyrohen e gjithë veprimtaria ligjore apo antiligjore, kushtetuese apo antikushtetuese e tyre.

Një nen me një rëndësi  kapitale në kushtetutë duhet të respektohet. Ligjet, amendamentet e opozitës duhet të përcillen në përputhje me procedurën parlamentare si kundër qeveria, si kurrë ndonjëherë më parë, nuk mund të përcaktoje përfaqësuesit e opozitës në komisionet parlamentare.

Pra janë kërkesat me themelore për të cilat deputetët e opozitës janë të vendosur në këtë betejë pa kthim deri në fitoren e tyre.

 
 

Shqiptarët do të shohin ditën e hënë qëndresën e fuqishme të përfaqësuesve të opozitës për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar në parlament.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...