Berisha: Ja ku del Edi Rama duke ndjekur Facebook-un tim. Ndiqe sa të duash, por nuk ke shpresë!

Hënë, 20 November 2023 11:35

Deputetët e opozitës, në vazhdën e protestës së tyre për të lejuar ngritjen e komisioneve hetimore ndaj aferave qeveritare, nuk kanë lejuar zhvillimin e seancës parlamentare nga Grupi parlamentar socialist, të rrethuar nga qindra gardistë që pengojnë çdo hap të tyre drejt karriges së Kryeministrit. Më në fund, kryetarja e Kuvendit dhe ministrat kanë arritur të ulen në vendet e tyre, përpara karriegeve të përmbysura të deputetit, tymin e verdhë të një flakadani dhe nën mbrojtjen e gardistëve.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ndërkohë, ka vazhduar t'i demaskojë njerin pas tjetrit dhe ka zbuluar në një moment, se Kryeministri po e ndiqte fjalën e tij LIVE. 

 

Berisha: "Ja ku është kjo ministrja e antikulturës, që ka dhunti t’i japë tendera thjeshtrës çdo javë, në kundërshtim me Kushtetutën, me ligjet, me çdo standard. Ajo akordon me firmën e saj, me vulën e saj, me zemrën e saj, tendera vetëm për thjeshtrën e parë ët vendit, duke shkatërruar tregun e të gjitha studiove arkitekturore në Shqipëri.
Po ajo tjetra? Miss Kovidi, ajo e cila çoi në atë botë me dhjetëra mijëra shqiptarë, për shkak ët vjedhjeve të tmerrshme që bëri në tendera dhe që shiti Sekretaren e Përgjithshme për veten e saj.

Ajo është për t’i thënë Miss Mortja, jo se nuk shkon, por me vjedhjen e të sëmurëve është kampione në botë. Po, po ke vjedhur. Jo Sekretarja e Përgjithshme, por ti duhet të ishe në vend të saj. Por ke vjedhur me Edi Ramën, ndaj ke imunitet.

 
 

Ministrja që e mbylle me 20 mijë të vdekur, me rekord botëror vdekjesh për shkak të tenderave për kovidin.

Ajo është Ibrahimaj, një falsifikatore e tmerrshme, ka vetëm veten shoqen.

Ajo ish-ministrja e Financave nuk ka ardhur, se ka marrë një post të ri.

Pra, kjo është pak a shumë.

Ulsi, ka një pyetje nga deputetët tu, a ka mbetur mushkë në fshatin tënd pa u punësuar, se farefis e gjindje i ke punësuar me nga një rrogë dhe dy rroga. Në fund, thonë se Niko ka shkuar dhe ka marrë edhe mushkat për t’i futur në punë për të të bërë ty qejfin.
Ky është Ulsi Manja, që e ka vendin te Shullazi, e ka vendin te bandat se është një kriminel elektoral, i cili nuk do falet kurrë për krimin e tij elektoral, përveç të tjerash.

Bëj sa të duash badigardin e Edi Ramës, por krimi elektoral nuk parashkruhet, do të të ndjekë gjithë jetën tënde, ndaj dhe je i djegur.

Por rikthehemi te Edi Rama, njeriu që ka grabitur me miliona metër katrorë tokë në trojet turistike për veten dhe klanet e tij mafioze. Po ndërton parajsën e tij, po i pret vendit rrugën për anëtarësimin në BE për shkak të proceseve politike që mban.

Edi Rama e ka shndërruar këtë parlament në një shtojcë të Surrelit, të sarajeve të tij të krimit.

Edi Rama me EncroChat dhe SKY mbante lidhje me të gjithë grupet. Dhe nga zyrat e tij dilte kapoja i Sinaloas, Hysa. Prandaj dhe ju duhet të keni vetëdije se kujt i shërbeni.

Ju i shërbeni individëve që janë në hetim ndërkombëtar.

Si do e mbroni atë kur gjykata amerikane do i shqiptojë dënimin bashkë me McGonigal? Prandaj ju sugjeroj të vetëpërmbaheni dhe të mos zbatoni asnjë urdhër të një njeriu që është në proces hetimor ndërkombëtar.

Ja ku del Edi Rama duke ndjekur Facebook-un tim. Ndiqe sa të duash, por nuk ke shpresë. Struku sa të duash, por je i pari që ia mbath. Po e ndjek seancën nga dhoma tjetër."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...