Berisha tek parlamenti: Beteja është pa kthim, aksion i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave kushtetuese të opozitës

Hënë, 20 November 2023 11:41

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, e krahasoi me "një repart ushtarak", parlamentin ditën e sotme, pasi ai ishte rrethuar me gardistë për shkak të protestës së deputetëve opozitarë. Gardistës po ashtu kishin mbushur edhe sallën e mbledhjes, por Berisha theksoi se "aksioni do të jetë i fuqishëm" dhe i garantoi gazetarët se "ju do të jeni dëshmitar të një aksioni që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në parlament." 

Teksa Berisha jepte prononcimin për mediat, në sfond u shfaq makina e Kryeministrit Rama duke e dërguar atë në seancë një orë më parë, çka Berisha e komentoi me ironi. "Kush është ky, më thoni pak?! Çfarë frikacaku! Vjen një orë para."

Pyetje: Z. Berisha, cili do të jetë aksioni i opozitës sot?

Sali Berisha: Aksioni do të jetë i fuqishëm dhe ju do të jeni dëshmitar të një aksioni që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në parlament. Tani ai në këtë mënyrë siç e ka filluar me 10 makina mbrapa, do të përfundojë me një autokolonë, njëlloj si Kim Jong Un, por është i pashpresë. Ju ishit vetë vetë dëshmitarë se si erdhi në parlament. 

 
 

Pyetje: Z. Berisha, sot kishit dhe datën për tu paraqitur në gjykatë.

Sali Berisha: Sot unë jam paraqitur në parlament. Nuk mund të pranoj kurrë përvetësimin që i bën parlamentit Edi Rama. Ai është një urdhër i Edi Ramës i lëshuar nëpërmjet mercenarëve të inkriminuar, siç është Arben Kraja, i cili qëndron në detyrë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit të prokurorisë, që e nxjerr jashtë si ish-oficer sigurimit. Ua tregova unë dokumentin, ajo që fshihet prapa krimit, Irena Gjoka, e cila fshihet prapa krimit, dhe së fundi njeriu me lidhjet më obskure me Taulant Ballën. Pra ata janë shërbëtorë të mjerë që zbatojnë urdhëra të Edi Ramës dhe i marrin pushtetin parlamentit. Sepse ai është pushtet i parlamentit, vendimi për të autorizuar organet e drejtësisë, është pushtet parlamenti, por Edi Rama nuk njeh ligj dhe moral, ja sepse ne jemi në betejë pa kthim.

Pyetje: Do ja thoni sot në sy Edi Ramës se është përgjegjës për hetimin tuaj nga SPAK.

Sali Berisha: Unë nuk ka diskutim që ja them dhe do të ja them, por nuk ja mbathi, po qëndroi aty.

Pyetje: Z. Berisha, ju keni denoncuar ditën e djeshme situatën e gardistëve brenda sallës së parlamentit. Kanë marrë masa deputetët se mund të përplasen edhe me gardistët.

Sali Berisha: Çdo masë, beteja është pa kthim, beteja është pa kthim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...