Berisha: SKAP-i është banda më e rrezikshme në një institucion, Ilir Beqaj u amnistua sërish nga skapistët

Tuesday, 21 November 2023 15:52

"Nëse ka një njeri në Shqipëri, që ka deklaruar qindra herë se SKAP është organizatë kriminale, ai është Sali Berisha."

Këto fjalë ua theksoi sot, lideri i opozitës, gazetarëve, gjatë konferencës për shtyp, duke nënvizuar dhe referuar vetvetes se "e ka bërë këtë prej tre vitesh me radhë dhe është i pari që nga SPAK, e ka quajtur SKAP."

"E kam bërë këtë në mënyrë absolute vetëm për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve, - theksoi Berisha. - Sepse konstatova se aty po mblidheshin njerëz të lidhur si mishi me thoin me krimin, po mblidheshin ryshfetxhinj të tmerrshëm, po mblidheshin bashkëpunëtorë të bandave dhe kjo ishte një gjëmë, një mynxyrë e vërtetë për institucionin e akuzës në Shqipëri.

Jam ish-president, jam ish-kryeministër dhe nuk do i lejoja vetes kurrë të etiketoja njerëz që zbatojnë me ndershmëri ligjin ndryshe veçse heronj të vërtetë.

 
 

Por këta janë njerëz që janë bashkuar aty si banda më e rrezikshme në një institucion, pas hetuesisë së Sigurimit të Shtetit.

Të mendosh se kjo para tre javësh, nuk është e ndershme sepse nuk ka lidhje me të.

Unë jam dhe do mbetem avokat, zë i interesit publik, ashtu siç e konceptoj unë.

Unë e kam konstatuar që në fillim se aty po rekrutoheshin jo mbi bazën e integritetit, por mbi bazën e lidhjeve të dokumentuara të krimit.

Ju besoj e dini, pikërisht për shkak të interesit publik dhe për asnjë arsye tjetër, kam qenë i detyruar të bëhem denoncues kryesor i bandave dhe lidhjeve të tyre me politikën. E kam bërë këtë për t’i hapur rrugën medieve, për t’i hapur rrugën të gjithë të tjerëve që mund të flasin kundër tyre.

Tani vijmë te çështja.

Cilido që analizon Beqën, e vërteta e padiskutueshme është se ajo që ndodhi të shtunën ishte amnistia e dytë reale e Ilir Beqës nga Edi Rama dhe skapistët e tij.

Pse? Sepse pas katër muajsh formulohej një aktakuzë, e cila për çdo njeri që ka nocionin më elementar të ligjit, për çdo gjykatës dhe çdo njeri tjetër, është e barabartë me zero.

Për çfarë akuzohet Ilir Beqaj? Pse u vunë masat? Ilir Beqaj akuzohet se nuk ka diktuar konfliktin e interesit mes Rrjepajt dhe Rrapajt. 
Në ligj, Ilir Beqaj nuk ka asnjë detyrim të diktojë konfliktin e interesit mes dy personave. Si e ka zgjidhur ligji këtë në Shqipëri dhe mbarë botën? Ligji e ka të zgjidhur me detyrimin e personit për vetëdeklarim.

Prandaj është bërë kjo amnisti e dytë e turpshme dhe këtë e dinë mirë ata prokurorë që e kanë shkruar. Por ata janë po ata të cilët nuk e dërguan fare për hetim para 4 muajsh me urdhër të Edi Ramës. Dhe tani pas katër muajsh, gjetën një akuzë për ta nxjerrë të pafajshëm totalisht.

Ilir Beqaj është përgjegjës absolut direkt për aferën e sterilizimit. Sepse është ai që ka vendosur që nga sterilizim publik të kalohej në koncesion privat.

Sepse është ai që ka emëruar Byrazerin, kushëririn e tij të parë, për të bërë fizibilitetin, me të cilin mashtrohet se çmimi do ulet me 3 herë, kur ai rritet me 83 herë.

Është Ilir Beqaj, që në kundërshtim me ligjet, ka pikëzuar kompaninë Investal të përzgjedhur nga Edi Rama.

Ilir Beqaj është direkt përgjegjës për vjedhjen e dytë të shekullit në emër të Edi Ramës, se me firmën e tij i ka dhënë kompanisë Investal, megasterilizatorin ultramodern, të blerë me paratë publike. Dhe i ka dhënë pa tarifë, ujin dhe energjinë elektrike.

Janë këto të gjitha që Edi Rama dhe prokurorët e tij, turpi dhe krimi i drejtësisë, duan t’i mbulojnë me fajin e Beqës që nuk zbuloi konfliktin e interesit për Rrjepajn dhe Rrapajn.
Ndërsa sa i përket rasteve të tjera, që të gjitha janë programim i Edi Ramës."

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...