Manjani: A ja vlejti reforma në drejtësi?

Tuesday, 21 November 2023 16:57

Nga Ylli Manjani

 

Pyetja themelore që bën çdo shoqëri e përgjegjshme, pas çdo reforme të kryer është: 

 

A vlejti ajo që u bë?

Në rastin tonë pyetjet që duhen bërë janë:

 
 

A u luftua korrupsioni 5 vite pas reformës në drejtësi?!

U luftua korrupsioni apo thjesht u rrit çmimi i shërbimit publik?!

U përmirësua apo u përkeqësua sjellja publike e zyrtarëve ndaj shtetasve?!

A erdhën apo u larguan investimet e huaja, siç u propagandua me të madhe para reformës?!

U përmirësua apo u përkeqësua shërbimi i gjykimit?!

Po besimi i publikut te drejtësia, u rrit apo jo?!

Këto janë kritere vlerësimi dhe jo çfarë thotë Edi Rama, propaganda e Tij politike, apo qoftë edhe ajo diplomatike e të huajve këtu.

Reformat janë për shoqërinë këtu dhe jo për politikanë e aq më pak për diplomatë.

Nëse përgjigjet e pyetjeve janë negative, atëherë të fala reformës!

Login to post comments