‘1 milionë pemë’/ Veliaj pranon gënjeshtrën e fushatës dhe çel fushatën tjetër të mashtrimit: Qytetarët duan 800 – 900...mijë pemë

Saturday, 25 November 2023 17:03

Gjatë fushatës elektorale të maji 2023, Erion Veliaj u bë objekt talljeje jo vetëm nga kundërshtarët politikë, por edhe nga të vetët. Edhe Rama e shpotiti disa herë për gënjeshtrën “1 milionë pemë”.

Sot, 25 nëntor 2023, Veliaj pranon që fushata 1 milionë pemë ka qënë një gallatë dhe tani që mbaruan zgjedhjet, ai ka kuptuar se qytetarët duan 800- 900- 1 milionë pemë përsëri.

Ndërkohë po vetë pati bërë inagurimin e pemës së 1-miliontë gjatë fushatës elektorale të 14-majit.

Ku psekulonte Veliaj gjatë fushatës dhe vijon ende?

 
 

Kur flitet se Tirana nuk ka gjelbërim, se Tirana është një nga qytetet me ajrin më të ndotur në rajon e më gjerë, bëhet fjalë për Tiranën urbane. Për Tiranën ku jetonjnë rreth 1-milionë banorë dhe jo për Malin e Dajtit, për Ndroqin, Baldushkun, Pezën etj. Sepse që ka pëmë në këto zona nuk ka nevojë ta thotë Veliaj. Nuk ka nevojë as të harxhohen miliona euro projekte “1 milionë pemë”.

Tirana ka nevojë për gjelbërim e për parqë në zonën urbane të saj, pemët nuk janë të lëvizshmë që të vijnë nga Baldushku, të marrin ajrin e 21-dhjetorit, ta filtrojnë e ta sjellin sërisht aty të pastër. Nuk vijnë as part-time në forma parqesh në zonat e betonizuara nga Veliaj që të rrinë qytetarët në to. Pra, kur flitet që Tirana ka mungesë parqesh, ka ajër të ndotur, nuk ka gjelbërim…flitet për Tiranën urbane, Tiranën ku banojnë njerëzit.

Gjatë fushatës së 14 majit, siç shihet edhe në video, Veliaj bën lojëra flajësh për gënjeshtrën 1-milionë pemë, duke treguar se pema e 1-miliontë u mboll, por bëhët fjalë për Tiranën e madhe njëmijë e ca km katror, dhe jo atë 42 km katror. Atë ku banojnë njerëzit.

“Kur ne flasim për 1-milionë pemët, ne flasim edhe për në Pezë, edhe Baldushk…”, thotë Veliaj.

Po si pranon vetë Veliaj se në kohën e fushatës ka gënjyer?

Sot, 25.11.2023, Erion Veliaj ka çelur sezonin e mbjelljes së pemëve. Dhe, siç dëgjohet në video, Veliaj nuk thotë më që po fillojmë projektin e pemës një milionë e një, pasi të njëmiliontën ai e ka inaguarar njëherë, por thotë tekstualisht:

 “Kemi mbërritur në një situatë kur, edhe ai cinizmi e skepticizmi i dikurshëm, ose gallata që bëhej me fushatat e mbjelljeve, ka kaluar. Së pari, sepse votuesit na kanë dhënë një mesazh shumë të qartë, ata duan më shumë – 800 mijë, 900 mijë, 1 milion, çdo pemë është më mirë se sa të jemi tallës i së mirës publike. Pra, secili mund të marrë një lopatë dhe të ndihmojë. Është fakt se sot kemi kaq shumë të rinj, që e konsiderojnë në modë përfshirjen në aktivitete të tilla. Janë të rinj që studiojnë në Universitetin Bujqësor, por edhe fëmijë që thonë do të mbjell një pemë për ditëlindje, për gjyshin, për çfarëdo lloj sebepi, ose thjesht për të shtuar oksigjenin.”. Pra Veliaj pranon me gojën e tij se qytetarët e Tiranës duan 800 – 900-mijë, 1-milionë pemë.

Si është e mundur që qytetarët kërkojnë sërish kaq pak?

Kur njëmilionshi kapërxehet, qytetarët mund të kërkojnë 1 milionë tetëqind, nëntëqind, dy milionë pemë, nuk kërkojnë 800-mijë ende, apo jo Lali?!

Por sigurisht që nuk është gjë e re gënjeshtra për Veliajn. Qytetarët janë mësuar që ai për të mbuluar gënjeshtrën e parë, shpik një tjetër të dytë, të tretë e me radhë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...