Deputeti italian i 'Forza Italia' përshëndet Kuvendin Kombëtar të PD

Saturday, 02 December 2023 15:04

Kuvendin Kombëtar të PD e ka përshëndetur sot, deputeti italian i Forza Italia, Alesandro Batilokio

“Kjo është hera ime e tridhjetë në Shqipëri, - tha ai, -  dhe jam gati – gati, një qytetar nderi i këtij vendi që e kam zbuluar që në vitin 1994, kur isha në qytetin e Vlorës. 

 

Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu midis jush për të sjellë përshëndetjet e të gjitha partive tona, që ndajnë  bashkë vlerat e Partisë së madhe Popullore Demokratike, por mbi të gjitha dua t’i drejtoj përshëndetjen time, liderit tonë, z. Sali Berisha. 

Italia dhe Shqipëria janë dy vende simotra, të cilat ndajnë bashkë një zemër dhe në mes kanë vetëm detin Adriatik. Është diçka e shkruar në librat e historisë dhe të gjeografisë. Aktualiteti thotë që rreh 20% e shkëmbimeve tregtare ndodhin midis Italisë dhe Shqipërisë dhe Italia është vendi i parë pritës i produkteve shqiptare.

 
 

Kjo lidhje nuk përcaktohet vetëm nga arsyet ekonomike, por mbi të gjitha përcaktohet nga një eupati dhe nga një miqësi e fortë midis vendeve tona. Janë rreth 500 mijë shqiptarë që sot jetojnë dhe janë integruar në mënyrë perfekte dhe kemi shembullin e dy zotërinjve të nderuar këtu prezent, që janë absolutisht të integruar; rreth 13800 sipërmarrje shqiptare, që operojnë në Itali dhe që janë shembull suksesi.

Por ka dhe shembuj më të thjeshtë, po që janë po kaq të gëzueshëm dhe të admirueshëm, siç është një gjimnaz në Lezhë apo realitetet saleziane të cilat janë të vendosura në Shkodër, që përcaktojnë një lidhje të fortë dhe të bukur midis dy vendeve tona.

Rreth njëmijë studentë italianë studiojnë në Tiranën tonë të bukur, sepse nuk është vetëm e bukur, por mbi të gjitha është e sigurtë që afron shumë cilësi në studime."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...