Berisha: Mosbindja civile është sukses i opozitës, nuk tërhiqemi nga beteja pa kthim

Hënë, 04 December 2023 15:59

Sukses të radhës të opozitës e cilësoi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  mosbindjen civile të opozitës në seancën e sotme plenare. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Berisha deklaroi se Edi Rama do të marrë përgjigjen e merituar për puçin që po i bën parlamentit, ndërsa deklaroi se opozita do ta përmbysë grushtin e shtetit. Sipas Berishës, Edi Rama do të hetohet për të gjitha aferat dhe vjedhjet e tij.

Nga SYRI TV 

 

Në përfundim të seancës së tensionuar plenare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi  se mosbindja civile ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës. Në një prononcim për gazetarët jashtë Kuvendit, Berisha deklaroi se është beteja pa kthim, ndërsa shtoi se Edi Rama do të marrë përgjigjen  e merituar për puçin që po i bën parlamentarizmit.

Kryedemokrati theksoi  se opozita është e vendosur dhe nuk do të tërhiqet deri në krijimin e komisioneve hetimore parlamentare dhe zbardhjen e të gjithë aferave e vjedhjeve të Edi Ramës

 
 

Berisha akuzoi Ramën se është takuar në Dubai me klanet e drogës,  ndërsa Luca i tij rrëmbeu velierën  që po hetohej për kokainën.

Teksa akuzoi Edi Ramën për grusht shteti ndaj Kuvendit, Berisha paralajmëroi për përshkallëzim të aksionit opozitar në seancën e së enjtes,  kur pritet të kalojë për miratim, nen për nen, projektbuxheti i vitit 2024.

Berisha  apeloi Ramën të pranojë hetimet, në të kundërtën deklaroi se opozita do të përmbysë grushtin e shtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...