Fjalimi i ndjerë i Mehdi Malkës në Rrugën e 'Shpresës': Do ta shkulim zemrën t'ia japim Shqipërisë...

Diel, 04 February 2024 19:14

Aktori Mehdi Malka ka marrë pjesë në protestën pranë banesës së liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili mbahet i arrestuar politikisht nga regjimi autokratik i Ramës prej më shumë se një muaji.

Mbrëmjen e sotme të pranishëm kanë qenë anëtarët e rezistencës “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, të cilët protesuan për më shumë se dy vite në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, por që autokracia e shembi në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme.

 
 
 

Fjala e aktorit të njohur:

Zonja, zotërinj, miq, vëllezër, motra…do bërtasim njëherë fort të gjithë- rroftë Teatri të! 

Shqipëria është bërë thela-thela, do ta lemë ne kryeministrin që t’i japë copat si ka qejf ai?

A jemi shqiptar?

A do ta mbrojmë tokën tonë, e kemi mbrojtur nga të gjithë pushtuesit, dhe vjen ky pushtuesi jonë dhe bën si i do qejfi me tokat shqiptare, me ajrin, me detin, me historinë me të gjitha…

Miq të dashur, Teatri, teatri është tempull, teatri është ai që edukon dhe fisnikëron njerëzit…

Në një nga veprat e tija Shekspiri thotë, “thonë se dy hajdutë mbasi panë një shfaqje teatri vajtën u dorëzuan vetë në polici”,- ky është thelbi i teatrit, te dukojë dhe të fisnikërojë popullin e vet…

Këtu kemi një grup me qëndrestarë, edhe qëndistarë, them unë. Edhe kanë qëndisur një protest, jëmi në vitin e 7-të të protestës. Ne duhet të vrasim atë. “ç’më duhet mua”…hajde do vish…ç’më duhet mua, se ai ka frikë se i heqin vendin e punës, se rri pa punë dhe thotë ç’më duhet mua…I duhet se s’bën ati, se jemi shqiptarë dhe na duhen të gjitha hallet e Shqipërisë t’i zgjidhim, na ka rënë barra për t’i zgjidh, do t’i zgjidhim të gjitha. Po që t’i zgjidhim duhet ta shkulim zemrën që t’ia falim Shqipërisë që t’i zgjidhim…

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...