Berisha: Një opozitë që u dëshmua e paqenë në betejën për Teatrin, u dëshmua e paqenë në mbrojtjen e votës

Diel, 04 February 2024 19:39

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë protestës së sotme të qytetarëve poshtë banesës në mbështetje të tij, u ndal edhe te beteja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit me qeverinë e Edi Ramës dhe lënien në baltë nga opozita e Lulzim Bashës.

Sipas Berishës, një opozitë që u dëshmua e paqenë në betejën për Teatrin, u dëshmua e paqenë në mbrojtjen e votës edhe pse kishte 700 mijë shqiptarë në mbështetje. 

 

Berisha: Qytetarë dhe qytetare, qëndrestarë, misionarë të vërtetë trë guximit, lirisë dhe shpresës së shqiptarëve.

Të dashur dhe të nderuar artistë, anëtar të Aleancës për mbrojtjen e njërit prej simboleve më të çmuar të kombit shqiptar, që me pasionin, dashurinë tuaj për teatrin, pasionin, dashurinë tuaj për artin dhe kulturën e këtij kombi, sakrifikuat në 7 vite në protestën më të gjatë, më qytetare, që Europa dhe bota ka njohur ndonjëherë.

Më shumë se kushdo tjetër, qytetarët e Tiranës dhe mbarë kombit u janë mirënjohës për betejën epike në mbrojtje të teatrit.

Në mbrojtje të vlerave të kulturës tonë, të artit nga barbaria, nga kartelet e drogës.

Të dashur artiste dhe artistë!

Më shumë se kushdo tjetër ndaj jush janë borxhli, janë demokratet dhe demokratët e Tiranës, të cilët kurrë në asnjë rrethanë nuk duhet të lejonin dhe s’mund të lejonin asgjë tjetër përveç triumfit të kauzës tuaj.

E keni thënë në mënyrë të përsëritur dhe e thatë dhe sonte, se fati i teatrit ishte fati i demokracisë në Shqipëri.

Se rrënimi i teatrit nga barbarë defakto dëshmoi për rrënimin madhor të vlerave në këtë shoqëri dhe u ndoq me shpejtësi me rrënimin e demokracisë, ashtu si muret e Teatrit Kombëtar.

Skena e tij, e gjithë qenia e tij u mposhtën nga droga, karteli i saj, Edi Rama, Erion Velaij. Atë fat pati dhe kanë në Shqipëri, demokracia shqiptare.

Përpjekja, beteja epike e artistëve për teatrin, e punonjësve do të frymëzojë qytetarët e Tiranës dhe shqiptarët drejt rikthimit të teatrit në legjendën dhe epikën e tij, në legjendën dhe epikën e luftës, betejës së pamposhtur që këta burra e gra, artistë të mrekullueshëm, qytetarë të vërtetë të Tiranës dhe Shqipërisë zhvilluan në mbrojtje të teatrit.

Të dashur miq!

Siç u shemb teatri, njëra pas tjetër u shembën në Shqipëri shtyllat e rendit kushtetues, u shembën në Shqipëri, shtyllat e demokracisë.

Një opozitë që u dëshmua e paqenë në betejën për Teatrin, u dëshmua e paqenë në mbrojtjen e votës megjithëse kishte 700 mijë shqiptarë në mbështetje, bëri që e keqja e pandalshme të ngadhënjejë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...