Carlo Bollino, i njohur ndryshe si dora e zezë e kryeministrit Rama në media, ka publikuar së fundi një paçavure me akuza të pavërteta ndaj medias së vetme në Shqipëri, e cila nuk i nënshtrohet dhunës së pushtetit autokratik të padronit të Carlo Bollinos, Edi Ramës.
Carlo Bollino është kallëzuar në SPAK nga opozita, pak ditë më parë, për përfitimin e pronës shtetërore 4021.5 m² tek ‘ish-Reparti i Orëve’, në Tiranë.
Dhe në një kallëzim tjetër, Bollino është paditur për përfitime në pronat publike të njohura si ‘Bunk’Art’, ku përveçse i ka marrë si asete në përdorim, përfiton edhe fonde publike me anë të OJF-ve të ndryshme.Këto kallëzime me fakte penale ndaj tij, pak ditë më parë, janë bërë edhe shkak që megafoni i pushteti, Carlo Bollino, i kapur në flagrancë në investigimet e Syri TV si grabitës i pronës publike në mes të Tiranës, bëri një artikull ku pranonte se vetë ai, Rama dhe Veliaj ishim hajdutë, por ishte i indinjuar pse në SYRI TV nuk janë publikuar një numër i njëjtë denoncimesh edhe për 17 ministra të tjerë të Edi Ramës si Belinda Balluku, Niko Peleshi etj.
Pra, Bollino pranonte duke u ankuar se unë jam hajdut, por janë edhe këta të tjerët.
Sa i përket represionit të pushtetit mafioz të Edi Ramës ndaj medias së vetëm opozitare në Shqipëri, ndaj medias së vetme që nuk ka përfituar asnjë lek nga taksat e shqiptarëve, siç ka bërë Carlo Bollino me inceneratortë, e konfirmuar kjo edhe nga ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, SYRI sqaron si më poshtë:
SYRI TV është media e vetme në vend që nuk mbahet me tendera publike, me grabitje pronash publike apo me para droge, për këtë shkak prej kohësh është vënë nën dhunën e bandës tatimore të Edi Ramës, pasi ka denoncuar korrupsionin qeveritar e familjar të Edi Ramës, Carlo Bollinos and CO.
Vënia nën sulm e medias SYRI edhe nga megafoni i pushtetit, Carlo Bollino, dëshmon edhe njëherë se denoncimet e SYRI-t për të si një grabitës pronash private e publike, si një përfitues i miliona eurove nga inceneratorët (para taksash të shqiptarëve), përfitues i fondeve publike, përforcon edhe më shumë denoncimet me fakte që Syri ka publikuar.
Është e kuptueshme që pas denoncimeve të emisionit ‘PLUG’ në SYRI TV të aferave të tij, denoncime të përkthyera edhe në kallëzime penale në SPAK nga opozita, siç cituam më lart, kanë çorientuar me të drejtë zotin Bollino.
Publiku tashmë është i qartë se ky çorientim ka prodhuar dy shkrime vetëakuzuese në portalin e Carlos, njëri ku ia faturonte Erion Veliajt pronësinë e Inceneratorit të Tiranës dhe shkrimi tjetër, siç e theksuam, ku Carlo Bollino pranon që ai, Rama dhe Veliaj janë hajdutë, por ishte indinjuar pse Syri nuk ka publikuar sasi të njëjtë dokumentesh edhe për Belinda Ballukun, Niko Peleshin, Mirela Kumbaron e gjithë hajdutët e tjerë të Rilindjes.
Pastrim parash, evazion fiskal dhe grabitje fondesh publike në Shqipëri bëjnë ata që janë miqtë e ngushtë dhe familjarët e kryeministrit, të cilët kanë në dorë bandën e tatimeve, drejtësinë dhe një shtet të tërë nën hyqëm.
Syri nuk do të ndalet së denoncuari këtë klikë mafioze me pushtet që po grabit taksat, pasuritë publike dhe po përzë shqiptarët nga vendi i tyre çdo ditë e më shumë.
Sigurojmë qytetarët se SYRI TV nuk ka asnjë akuzë për pastrim parash, as nga tatimet, as nga prokuroria.
Sigurojmë Carlon se do përgjigjet penalisht për këto shpifje siç do përgjigjen dhe institucionet shtetërore që e përdorin deri në tallje zotin Carlo me informacionet e rreme që i japin.
Represionit të pushtetit autokratik do t’i përgjigjemi me denoncime faktike dhe me persistencë e transparencë për ata qindra mijëra lexues që kanë zgjedhur të informohen përmes burimeve të së vërtetës dhe jo megafonëve të qeverisë si Carlo Bollino and CO.