SPAK i sekuestroi 2.2 milionë euro në banka, por kryetarja e Administratës Publike vazhdon të qëndrojë në detyrë

Hënë, 12 February 2024 11:22

Shqipëria është vendi i paradokseve dhe qeverisjes që ka humbur çdo busull morale. Një nga nëpunëset më të rëndësishme të shtetit, Komisionerja për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha është kapur me 2.2 milionë euro llogari në banka, që sipas prokurorisë janë fituar në mënyrë të paligjshme nga familjarët e saj përmes mashtrimit me Call Centerat.

SPAK së bashku me autoritetet e vendeve partnere i sekuestroi paratë me origjinë nga veprimtaria kriminale e djalit të saj, Amant Josifi. Por zonja Strakosha vijon të qëndrojë në detyrën më të lartë të administrës publike sikur nuk ka ndodhur asgjë. 

 

Në njoftimin e SPAK, thuhet se janë sekuestruar subjekte tregtare, pasuri të paluajtshme e llogari bankare, në administrim dhe pronësi të Amant Josifit, të familjarëve e të afërmve të tij, që dyshohen se ia kanë fshehur. Tashmë, kryetarja e administratës publike është objekt i dosjes penale të SPAK-ut, si përfituese e pasurive me burim veprimtarinë e organizuar kriminale të djalit të saj Amant Josifi; i cili u ka vjedhur miliona Euro shumë qytetarëve të BE nëpërmjet mashtrimit me grupin e tij “Call-Center”.

Në këtë situatë, pyetja që shtron çdo shqiptar është çfarë duhet të bëjë një zyrtar i lartë publik në Shqipëri që të largohet nga posti? Bashkëpunimi në fshehjen e të ardhurave që burojnë nga krimi me sa duket nuk përbën me shkak për largim nga detyra.

Por kjo nuk është më thjesht çështje morali. Shkarkimi i zyrtarëve të mpleksur në vepra penale, përcaktohet me ligj. Si në ligjin antimafia ashtu dhe në ligjin e dekriminalizimit. Dhe pyetja tjetër është çfarë e detyron kryeministrin të mbajë në detyrë zonjën Strakosha në kundërshtim me ligjin? Apo ortakëritë familjare, ashtu siç thotë opozita./Kapital

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...