Berisha: Edi Rama ndan pasurinë me klanet e krimit, e ka shndërruar Tiranën në lavatriçen më gjigante të drogës dhe krimit në botë

Hënë, 19 February 2024 10:45
Kryetari i PD, dhe opozitës së bashkuar, Sali Berisha në  protestën e mbajtur kundër arrestimit politik të tij është shprehur se ky 20 shkurt fton çdo shqiptar për të cilin është i çmuar liria dhe dinjiteti njerëzor, për të cilin është i çmuar Shqipëria dhe kombi të ngrihet me guxim, të vijë në Tiranë, kudo që ndodhet për një betejë pa kthim kundër regjimit që bazohet në krimin, vjedhjen e shqiptarëve, drogën, shkatërrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
 

Reagimi: 

 

Sot shqiptarët janë një komb, nuk them në zhdukje, por pothuajse në zhdukje.

Në 10 vite më shumë se 1/3 e tyre janë larguar nga Shqipëria.

Dy janë largimet më të mëdha të shqiptarëve nga kjo tokë në kohërat e reja.

Largimi i vitit 1990, kur ata u takuan me lirinë, por përjetonin dhimbjet e tmerrshme të tiranisë së mjerimit dhe u nisën e vërshuan për të lehtësuar ato dhimbje në dhera të tjera.

Kurse largimi i dytë vjen këto 10 vite si pasojë e instalimit gradual të një të keqe të madhe, të një diktature të re, në të cilën çdo ditë vritet shpresa e tyre.

Në të cilën atyre u dëshmohet se vullnetin e tyre e kontrollon qeveria.

Në të cilën atyre u dëshmohet se pasuritë publike janë pasuri e qeverisë për ti vjedhur dhe shpërdoruar.

Në të cilën atyre u dëshmohet se droga është preokupimi kryesor i pushtetit.

Në të cilën atyre u faktohet se krimi është sundimtari i vërtetë i Shqipërisë.

Të gjitha këto janë një apel i madh për çdo shqiptar.

Janë një apel për ata që përmbysën një diktaturë.

Ngrihuni se ju njihni më mirë se kushdo tjetër të zezat e diktaturave.

Ngrihuni sepse ju përjetuar varfëri dhe mjerim, se në paranojën e tij Enver Hoxha shndërronte pasuritë në bunkerë dhe tunele.

Kurse sot përsëri nuk begatoni, jeta juaj përkeqësohet sepse Edi Rama transporton me avionin e tij, me 140 fluturime në 18 muaj, shumat përrallore të parave tuaja.

Sepse Edi Rama sikur të mos ekzistoni kërkon të përvetësojë miliarda me portin e Durrësit.

Sepse Edi Rama ndërton 1 kilometër rrugë me 20-24 mln euro, ndërkohë që të tjerët e ndërtojnë me 1-2 mln euro.

Sepse Edi Rama ndan pasurinë me klanet e krimit.

E ka shndërruar Tiranën, qytetin e bekuar, në lavatriçen më gjigante të drogës dhe krimit në botë. Ja kalon dhe Bogotas dhe qyteteve të Amerikës Latine.

Nuk ka qytet tjetër në të cilin, nuk gjindet qytet tjetër në botë që të ketë 50 mijë apartamente bosh dhe çmimet vetëm të rriten.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...