Intelektualët sharlatanë që thonë se monizmi është më i mirë se pluralizmi

Hënë, 19 February 2024 10:49
Nga Ylli Manjani
 

Lexova në rrjet një letër. Disa (bajagi boll ishin) intelektuale kërkojnë t'u mbyllet goja disa “sharlatanëve” që dalin në media e flasin për gjëra jo shkencore. 

 

Dakord, sharlatanizmi në media, aq më tepër në shkolla duhet ndaluar.

Nuk e kuptova se për kë konkretisht e kishin llafin (huq i vjetër “intelektualësh” ky), por një pjesë e mirë e atyre intelektualëve që kanë nënshkruar atë letër janë po aq sharlatanë. Sharlatanë me shkencë po të doni.

Disa prej tyre argumentojnë “shkencërisht” se monizmi është më i mirë se pluralizmi; mbyllja e gojës së tjetrit është më eficente se debati publik mbi argumente; dënimi penal pa prova që po kriminalizon shoqërinë ka dalë nga xhehneti; emigracioni që po boshatis vendin është zgjidhja më e mirë shkencore e të ardhmes së Shqipërisë.... Të dhj*sha shkencën dmth!

Jo pak prej tyre që e kanë ves shkrimin e letrave pas shpine (shqipe të vërtetë protoindoeuropanë), spiunllëkun e quajnë “qytetari”.

Një pjesë tjetër, Akademinë e Shkencave e konsiderojnë të reformuar me vënien në krye të një “ustai politik”, gjithashtu në mënyrë shkencore.

Ata kanë hallin e gjuhës shqipe, ndërkohë që shkrirja “shkencore” e Institutit të Albanologjisë duhet të ketë qenë zgjidhje magjike, falë reformave të qeverisë!!!

Etj, etj, etj...

Por intelektual është fjalë e madhe, me thënë të drejtën.  E kemi huq të abuzojmë me këtë fjalë. E kemi të lidhur me diplomën e shkollës së lartë. Por temë tjetër kjo.

Në përgjithësi, neveris cilindo që refuzon të japë kontribut në jetën publike dhe kërkon ti mbyllë gojën të tjerëve. Kjo nuk do të thotë aspak se ata që flasin nuk janë sharlatanë, shpifës dhe zagarë.

Por kriteri bazë që e dallon një intelektual nga një jo intelektual është kontributi për shoqërinë.

Dhe shumë prej atyre në atë letër nuk e kalojnë këtë test. Madje them se e gjithë ajo listë me “intelektualë” nuk mbërrin as deri të llastiku i brekëve të Dua Lipës, fjala vjen.

Por kam një propozim jo intelektual, por real:

Ti lutemi Ministrisë së Shëndetit të hapë sa më shumë pavijone psikiatrie nëpër spitale.

Është vërtetë keq puna.

***

Hë se harrova, po tiktok-un ta mbyllim?

Mbase do kemi ndonjë letër tjetër për këtë gjë...

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...