Thirrja/ Berisha: 20 shkurti çel dyert e fitores, çel dyert e pushtetit të PD-së

Tuesday, 20 February 2024 13:55
Që në nisjen e fjalës së tij në tubimin e mbrëmshëm, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje në protestë. Berisha tha se, protestuesit në 20 shkurt do të kenë në krah të vërtetën dhe bashkimin.

 

FJALA E PLOTE: 

 

Të dashur qytetarë dhe qytetare, të nderuar misionare dhe misionarë, qëndrestarë të shpresës, shpëtimtarë të vërtetë të Shqipërisë.

20 shkurti do të jetë në historinë e demokracisë, një ditë e shenjtë sepse protesta e 20 shkurtit do të jetë ndryshe nga çdo protestë që Shqipëria ka pasur nga 20 shkurti i vitit 1991 gjer sot. 

Kjo sepse secili prej jush, çdo protestues, do të ketë nesër me vete dy armë që nuk i ka patur më parë. Çdo demokrat, çdo opozitar, çdo shqiptar që do shkelë në Tiranë më 20 shkurt, do marshojë bashkë me këto dy forca madhore krah tij.

Protestuesit më 20 shkurt do kenë në njërin krah të vërtetën, kurse në krahun tjetër bashkimin.

Më lejoni të përshëndes në emrin tuaj mijëra e mijëra qytetarë shqiptarë, që kanë ardhur dje dhe sot në Tiranë nga të katër anët e dheut për t’u bashkuar me ju nesër, ditën e fitores.

Unë gjithashtu dua të përshëndes mijëra e mijëra shqiptarë, që sot gjatë gjithë ditës nga të katër anët e Shqipërisë, kanë ardhur në Tiranë, të gatshëm për 20 shkurtin, ditën e ngadhënjimit të demokracisë, ditën e fitores të opozitës shqiptare.

Miqtë e mi, e vërteta dhe bashkimi janë dy forca që shumëfishojnë shqiptarët që do mbushin nesër sheshet dhe rrugët e Tiranës në këtë datë historike.

E vërteta dhe bashkimi janë dy forca që do e bëjnë më të rëndë hapin e çdo demokrati më 20 shkurt.

E vërteta dhe bashkimi janë dy forca që do bëjnë që zëri i protestuesve të depërtojë jo vetëm në veshët e topitur të shqiptarëve, por të depërtojë në zemrat e tyre, kudo që janë.

E vërteta dhe bashkimi do shndërrojnë rrugën e rikthimit të opozitës, rikthimit të PD në pushtet, rrugën e shpëtimit të Shqipërisë.

Të dashur miq!

Nuk ishte një betejë e thjeshtë kjo e jona. Shqipëria vitet e fundit ka qenë e sulmuar, një agresion i mirëfilltë kundër popullit shqiptar nga aleanca e krimit, drogës dhe korrupsionit. Aleanca, siç u pëlqejnë vetë atyre të quajnë veten, e qelbësirave.

Kjo aleancë, mblodhi kundër shqiptarëve në çatinë e saj, krimin e organizuar, korrupsionin gjigant, korrupsionin transnacional, mediat e korruptuara, antishqiptarë të të gjitha llojeve, mafien ndërkombëtare të Xhorxh Sorosit dhe mafie të tjera.

Të gjitha këto u bashkuan nën emrin Rilindje, dhe të drejtuara nga tradhtari më i ndyrë në historinë e kombit shqiptar, Edvin Kristaq Rama.

Kjo aleancë ka para të pashtershme droge dhe korrupsioni.

Kjo aleancë ka media të fuqishme.

Kjo aleancë ka korruptuar kokë e këmbë drejtësinë e re, drejtësinë e tyre.

Kjo aleancë ka korruptuar ambasadorë, diplomatë, gjer dhe shefin e kundërzbulimit të partnerit kryesor strategjik të Shqipërisë.

Të gjitha këto ishin investuar për të mbyllur sytë shqiptarëve ndaj të vërtetës, ndaj vjedhjeve të tmerrshme që po u bënin.

Propagandë e pafundme, mashtrime mediatike të llahtarshme, dezinformime të liga, të gjitha me qëllim që të mbulohej e vërteta se kombi shqiptar është një komb i agresuar, është një kombi i sulmuar.

Dy vite më parë, pasi ne si opozitë u ngritëm, ne folëm të vërtetën. Me të madhe theksuam se Shqipëria është në rrezik.

Shqipëria në rrezik ishte slogani ynë, por për hir të vërtetës jo të gjithë na besuan.

Vjedhjet e Edi Ramës ishin aq monstruoze sa ngjanin me trillime.

Shkatërrimet e Edi Ramës ishin aq katastrofike, sa Shqipëria ngjante një vend i mallkuar dhe jo i keqqeverisur.

Por tani, dy vite më vonë, e vërteta ka dalë në dritë.

Çdo akuzë e opozitës, çdo denoncim i juaji në këto dy vite është faktuar. E vërteta ka dalë në dritën e diellit.

Prandaj çdo demokrat, më datën 20 shkurt në njërin krah ka këtë të vërtetë që ecën bashkë me të. Kjo e vërtetë do bëjë çdo protestues të pandalshëm, do bëjë çdo protestues fitimtar.

Sepse Edi Rama, ky hajdut i pangopur është rrezik për xhepat e shqiptarëve. Këtë e ka denoncuar opozita, por e ka provuar edhe Eurostat, i cili gjen se shqiptarët, të cilët 10 vite më parë kishin rrogat më të larta në rajon, tani kanë rrogat më të ulëta. Sot shqiptarët kanë rroga afrikane, kurse çmimet i kanë të kripura evropiane.

Prandaj dhe sot në emër tuaj u bëj thirrje solemne çdo shqiptari që nuk e shtyn dot muajin, që ankthi e kaplon kur hyn në merkato nga çmimet e shportës, që i qan zemra që nuk siguron dot një ditëlindje dinjitoze për fëmijën e tij, që nuk mbulon dot në shpenzim të papritur, ka shansin më 20 shkurt të eci në krahë të vërtetës dhe të gjunjëzojë shkaktarin e fatkeqësisë së tij.

O sot, o kurrë, me 20 shkurt të gjithë në shesh.

Miqtë e mi, Edi Rama është rrezik i madh për ekonominë e vendit.

Këtë e ka denoncuar opozita, por jo vetëm.

Këtë e denoncoi zëvendëskryeministri i Edi Ramës me fakte.

Ka vjedhur qindra milionë euro me inceneratorët, ka vjedhur qindra milionë të tjerë me aferat e sterilizimit, po vjedh miliarda në portin e Durrësit, po vjedh miliarda me parkun e Butrintit, po përgatit vjedhjen e miliardave me parkun kombëtar të Divjakës.

Të dashur miq, ngrihuni shqiptarë, nëse nuk e ndaloni ju, Shqipëria do shndërrohet në çifligun e kryehajdutit të Shqipërisë, rajonit, Europës.

Vetëm forca juaj mund të ndalojë këtë hajdut të papërmbajtur.

Vetëm javën e fundit, eksploduan dy skandale multimiliardëshe.

Butrinti, UNESCO deklaroi se plani i menaxhimit nuk e mbron Butrintin, por e vjedh Butrintin.

Se me planin e menaxhimit iu hap rruga qeverisë për të grabitur 600 hektarë në Kepin e Stillës dhe Gjirin e Manastirit.

Sot reaguan, pasi e fshehën si hiena për 5 muaj me radhë, raportin e UNESCO-s që dënonte planin e menaxhimit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, bashkëvjedhës.

Miq!

Mos harroni se beteja më e rrezikshme sot është beteja kundër korrupsionit. Por ne jemi burra dhe gra të betuar që kurrë nuk do e falim.

Parku i Butrintit, ua them përsëri, është pasuria më përrallore, kulturore dhe natyrore e shqiptarëve dhe ndoshta një nga më përralloret në botë.

Çfarë bënë hajdutët? Dhe do t’ia them, dëgjo ti Martin dhe të gjithë ju anëtarët e bordit, u bëtë si ata dy fshatarët e mi, që njëri hipte në shpinë të tjetrit për të vjedhur shalqirin e Sahitit dhe pastaj betohej se me këto këmbë nuk kam shkelur në kopshtin tënd. Kurse tjetri thoshte me këto duar, nuk kam prekur shalqinin tënd.

Larg duart nga Butrinti, se planin e menaxhimit nuk ua hartoi opozita, e hartuat ju për të vjedhur qeveria dhe ju bashkë me të.

Larg duart nga pasuritë e popullit shqiptar. Tërhiquni!

I bëj thirrje Kongresit të SHBA, i bëj thirrje miqve të Shqipërisë në Kongres, të ndërmarrin një hetim për këtë aferë të tmerrshme korruptive.

Nuk mund të thuash ti sot se ç’bëri qeverisja, se qeveria hapi shtegun. Se planin e menaxhimit sipas UNESCO-s duhet ta bëje për të gjithë parkun, jo vetëm për atë llokmën që do merrje ti për vete.

Ndaj dhe larg duart, përndryshe në gjykatë ndërkombëtare do përfundoni.

Po, miqtë e mi. Korrupsioni nuk është vetëm shqiptar. Korrupsioni është botëror. Nuk ka ngjyrë, nuk ka dhe, nuk ka besim, nuk ka fe.

Ndaj dhe Martin, edhe njëherë, tregoju dhe atyre anëtarëve të bordit, historinë e hajdutëve të bostanit. Të heqin dorë nga Butrinti dhe t’i kërkojnë të falur shqiptarëve.

Miqtë e mi!  

E njëjta gjë po ndodh me Divjakën.

A e keni marrë vesh ju se Edi Rama po çon nesër në parlament ligjin, që u heq autoritetin institucioneve për mbrojtjen e zonave dhe për t’ia vendosur mëlçitë, ujkut të pangopur në qafë.

Për t’ia vendosur mëlçitë Edi Ramës.

Do të marrë vetë tani Këshilli Kombëtar i Territorit, zonat e mbrojtura.

Ka gjetur një Alabar tjetër, një Xhevdet Çaner, për të copëtuar Divjakën, pasurinë përrallore, Karavastanë.

Miqtë e mi, beteja është e shenjtë. Po mbroni ju pasuritë tuaja personale, por po mbroni pasuritë e shqiptarëve, të europianëve, të mbarë botës.

Të dashur miq, Edi Rama duhet të japë hesap nesër sepse është zhytur në luksin e një sheiku, në luksin e një sulltani, kur shqiptarët rrezikojnë kokat në gomone, u fluturon sipër me avionin privat plot drogë dhe narko-euro, që i çon ku i çon.

Prandaj dhe nuk pranon komisione hetimore, në një kohë kur një familje shqiptare nuk ngopet dot, një familje shqiptare numëron qindarkat, në një kohë kur pensionistët nuk marrin dot ilaçet.

Ftoj çdo shqiptar t’i shtrojë vetes pyetjen sonte, çfarë do ishte Shqipëria nëse nuk do ishim vjedhur këto miliarda nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale?

Sa shqiptarë do kishin refuzuar gomonet?

Sa pensionistë do ishin të gjallë mes nesh se do kishin siguruar ilaçet?

Sa familje do kishin siguruar minimalisht një jetë dinjitoze.

Cilido që ka vuajtur këto në kurriz, është i thirrur me 20 shkurt është shansi për të kërkuar atë që i është vjedhur. O sot, o kurrë, të gjithë së bashku në Tiranë.

Edi Rama është një rrezik i madh për arsimin, ka shkatërruar shkollat me militantët e partisë. Ka përmbysur cilësinë e arsimit.

Shkatërroi sistemin e shëndetësisë dhe çdo shqiptar për kujdes shëndetësor duhet të paguajë dy herë më shumë se ç’paguante në vitin 2013. Duhet të paguajë nga xhepi 60 përqind të të gjitha shpenzimeve. Shumë prej tyre e paguajnë me jetën e tyre pamundësinë e mjekimit.

Është koha me 20 shkurt, të bashkohemi të gjithë për t’i dhënë atë që meriton kësaj të keqe të madhe, që e ka emrin Rilindje, që drejtohet nga Edi Rama.

Edi Rama është një rrezik i madh për demokracinë.

Nuk e themi ne, e thonë raportet e OSBE-së. Ky vjedh votën, ku blen votën.

A është pluralizëm kur kryetari i opozitës ndalohet, i ndalohet emri në fletën e votimit?

A është pluralizëm kur vula e partisë më të madhe opozitare mbahet peng me mercenarë të drejtësisë?

A është pluralizëm kur lideri i opozitës arrestohet njëlloj si në Iran, Rusi, Korenë e Veriut apo në Ugandë?

A është pluralizëm kur në parlament ndalohen komisionet hetimore, e drejta për të propozuar ligje, e drejta për të zgjedhur kryetarin grupi i opozitës?

Jo, kjo nuk është pluralizëm, kjo është diktaturë.

Prandaj një thirrje kombëtare kësaj here, një thirrje që shkon për ndërgjegjen kombëtare të çdo njeriu që ka gjak shqiptari, më 20 shkurt të dalë në protestë për demokracinë, për pluralizmin, për lirinë.

Edi Rama është rrezik i madh për kombin shqiptar, këtë e ka denoncuar opozita, por këtë e provoi shumë mirë regjistrimi i popullatës. Ky regjim, ky narkoshtet përgjysmoi si murtajë popullatën në Shqipëri, sa asnjë pushtim tjetër, sa asnjë mënxyrë tjetër, kjo vetëm për shkak të dhunimit të votës, vjedhjes së fondeve dhe pasurive publike.

Edi Rama është rrezik madhor për kombin shqiptar se ai është dëshmuar një armik i egër, primitiv, i pabesë ndaj gjysmës së kombit që jeton në Kosovë, në një shtet tjetër të pavarur.

Kurrë nuk duhet të pranojmë një kryeministër të tillë, ndaj dhe nesër është dita që shqiptarët të flasin në emër të kombit të tyre: o sot, o kurrë.

Miq!

Këto dy vite pamë shumë gjëra, pamë Rrajat që thyenin shkopinj bejsbolli mbi kafka qytetarësh dhe se si gjykatat i shpallën plagosje të lehta.

Pamë arrestimin pa prova dhe fakte të kreut të opozitës, vetëm pse është në hetim.

Pamë gardën që ndalon deputetët e opozitës të kryejnë detyrën e tyre.

Prandaj me 20 shkurt ne do kërkojmë llogari për çdo ditë të zezë të kësaj dekade shkatërrimtare.

Ne do fitojmë.

Të dashur miq!

Nesër më 20 shkurt, ne shkojmë të bashkuar, shkojmë më të fortë se kurrë.

Mos harroni se çfarë përpjekjesh primitive, antidemokratike, antishqiptare u bënë që të na përçanin, të na bënin copë e çikë, vetëm e vetëm pse qëndronim në mbrojtje të interesit kombëtar, në mbrojtje të interesit shqiptar, në mbrojtje të pasurive të tyre, në mbrojtje të financave të tyre.

Por prapë sonte themi së bashku se çfarë rrugëtimi të mrekullueshëm kemi bërë.

Ishim partia më e sulmuar në historinë e Europës, na vodhën vulën, na mohuan financat, na futën në zgjedhje pa komisionerë, u sulmuam egërsisht nga mediat e korruptuara që fajësonin opozitën për mëkatet e qeverisë, u sulmuam shtazërisht nga Edi Rama me Skapin e tij. U arrestua lideri i opozitës vetëm e vetëm nga frika dhe tmerri që kishte ndaj tij.

I ndaloi emrin në fletën e votimit ndonëse është konfirmuar lider i opozitës në disa zgjedhje dhe disa votëbesime.

Por miq, Edi Rama me këto taktika mund të nënshtrojë fare lehtë njerëzit e tij, rilindësit e tij.

Mund t’i dënojë ata, t’i fusë kundër njëri-tjetrit, mund të poshtërojë secilin prej tyre që nuk i bën like në Facebook, ai mund të burgosë bashkëpunëtorët e tij si kurban për të shpëtuar veten e tij.

Por ne quhemi PD. Ne përqafuam diversitetin, ne jemi njerëzit e lirisë, ne u bashkuam në diversitet për t’i dhënë atij atë që meriton.

Dhe ja ku do ia them këtu sonte para jush: Edi Rama, edhe mund të kesh firmosur ndonjë gjë si pentito në ato dosjet e FBI, por PD kurrë nuk do e pranojë dhe për skandalin e McGonigal do vuash trefishin e dënimit të atij që ke korruptuar.

Edi Rama, je i pashpresë.

Miq!

Nesër shkojmë krenarë dhe ballëlartë më 20 shkurt sepse nesër shkojmë si shpresa e vetme e Shqipërisë.

Nesër shkojmë të gjithë si luftëtarë lirie, si misionarë të shpresës.

Nesër në shesh nuk ka më demokratë, socialistë apo të paparti, por ka misionarë të shpëtimit të Shqipërisë.

Me të vërtetën dhe bashkimin në anën tonë, ne jemi të pandalshëm.

Më 20 shkurt, nuk ka forcë në botë që të na mohojë vulën e partisë.

Më 20 shkurt nuk ka forcë në botë që të na e caktojë kryetarin.

Më 20 shkurt nuk ka forcë në botë që të na vjedhë zgjedhjet.

Të na mohojë të drejtat kushtetuese.

Luani u zgjua, mjerë hienat ku do futen.

Prandaj me 20 shkurt, shkelni në Tiranë, ejani në Tiranë me fitoren në mendjen tuaj.

Më 20 shkurt ejani në Tiranë me triumfin në mendjen tuaj.

Më 20 shkurt ejani në Tiranë me bashkimin në mendjen tuaj.

Më 20 shkurt ejani në Tiranë besimplotë në ditët e para që po vijnë për Shqipërinë.

Ato media që sot ju sulmojnë dhe censurojnë, ato media do shkruajnë me tituj të mëdhenj: PD u rikthye në pushtet.

Mos harroni kurrë, pa 20 shkurtin 1991, nuk do të kishte kurrë 22 mars.

Pas 20 shkurtin 2024, nuk do ketë fitore të PD.

20 shkurti çel dyert e fitores, dyert e pushtetit të PD, dyert e votës së lirë të shqiptarëve.

Ata qeveritarë që sot ju trajtojnë me arrogancë dhe përçmim, nesër do ia mbathin si hiena.

Do ia mbathin, por do i kapim kudo që të jenë.

Ato ministri dhe agjenci që ju vjedhin sot, ju luftojnë, nesër do drejtohen nga ju sepse fitorja e opozitës është fakt i pashmangshëm.

Ju jeni shpresa, ju jeni e ardhmja, jeni shpëtimi i Shqipërisë.

Fitore, fitore, fitore!

Rroftë Rruga e Shpresës, rroftë PD, rroftë opozita shqiptare, rroftë Shqipëria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...