MESAZHI I PLOTË
Sot bashkë në shesh për një Shqipëri ndryshe!
Sot kundër varfërimit të shqiptarëve nga pushteti i korruptuar!
Sot në shesh kundër qasjes shkatërrimtare të qeverisë ndaj fermerëve!
Sot në shesh për një Shqipëri me drejtësi të vërtetë dhe jo drejtësi me regji!
Sot në shesh, më të fortë se kurrë për pluralizmin!
Sot në shesh që rinia mos të ikë me gomone, por të jetë lokomotivë e zhvillimit të vendit!
Sot në shesh në emër të sakrificës së heronjve të 20 shkurtit që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës!
Sot në orën 17:30, të bashkuar, më të vendosur se kurrë për të zhdukur edhe njëherë përfaqësuesit e regjimit hoxhist.
Të bashkohemi për Shqipërinë!