Vizitë zyrtare në parlamentin grek, Gjekmarkaj: Ndaj Berishës e Belerit po zhvillohen procese antikushtetuese

E mërkurë, 21 February 2024 16:56
Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, deputeti Agron Gjekmarkaj ka zhvillua një vizitë në parlamentin grek me ftesë zyrtare të Zëvendës Kryetarit të Parë të Parlamentit të Greqisë, Janis Plakiotakis.

 

Gjekmarkaj ka bërë të ditur se ka vënë në dijeni zyrtarin e vendit fqinj për disa çështje themelore që lidhen me arrestimin politik të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerin dhe për akuzën antikushtetuese të bërë ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha. 

 

Reagimi:

Me ftesë të Zëvendës Kryetarit të parë të Parlamentit të Republikës Helenike, z. JANIS PLAKIOTAKIS, vizitova dje këtë institucion themelor të shtetit grek.

E falenderova z. Plakiotakis dhe ekipin e tij  për mbështetjen që Greqia në këto dekada i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit, në ndihma dhe investime të drejtpërdrejta. Nuk mund të përjashtohet asnjëherë roli i minoritetit grek në vendin tonë si urë miqesie, por edhe komuniteti tashmë i madh shqiptar i emigracionit në vendin fqinj gjithnjë e më i përfshirë në shoqërinë greke, si faktor ekonomik, social e kulturor.

Çështja “Beleri” si çështje e të drejtave të njeriut, bazuar në konventat europiane, ishte pika kyçe per z. Plakiotakis, trajtimi i tij si një i burgosur politik.

Përfitova nga rasti t'i shpjegoj pozicionin e qartë të Opozites shqiptare për këtë çështje nga fillimi e në vazhdim.

Po ashtu e informova bashkëbiseduesin për shkeljen e Kushtetutës në nenin 73 të saj nga organet e drejtësisë në rastin e arrestimit pa akuzë të Liderit të Opozitës, ish-President dhe ish-Kryeministrit të vendit, Sali Berisha, ngjarje kjo që ka krijuar pikëpyetje të mëdha e tension politik.

Duke përfituar nga vëmendja e plotë e homologut grek, i kërkova atij t'i transmetojë Kryeministrit Micotaqis shqetësimet e PD si një parti aleate, në mënyrë që institucionet europiane të jenë vigjilente ndaj çeshtjeve të Kushtetutës, ligjit dhe të drejtave të njeriut, të kthehen e të marrin rolin që u takon për t'i dhënë zgjidhje krizes parlamentare në vendin tonë duke hetuar me kujdes shkaqet e krizes.

Me z. Plakiotakis ndamë të njëjtin mendim që duhet të punojmë për të shmangur çdo provokim, çdo tension që gjeneron konflikt mes vendeve tona si dy popuj që historikisht që në zanafillë janë pranë njëri-tjetrit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...