Nga Tritan Shehu:
Shteti Serial Vrases, vazhdon krimin!
Fostoksina vret sonte edhe nje 23 vjecare nga Shkodra.
Nje tjeter viktime ne serine pa fillim e pa fund te jeteve te humbura nga Fostoksina.
Fostoksina ky pesticid-helm shume i forte, qe vazhdon te lejohet te importohet, me firme e vule te institucioneve shteterore.
Vret perseri, ndersa bashkepuntoret ne krim, ata qe firmosin per importin e saj, sonte jane te qete ne familjet e tyre.
Ne nje kohe, qe ne shumicen dermuese te vendeve te botes eshte hequr nga farmakopeja bujqesore, pikerisht per kete toksicitet tejet te larte ndaj njeriut.
Eshte zevendesuar me te tjera substanca jo toksike.
Kjo edhe per kete lidhje psikologjike stimuluese te saj me subjektet, qe e mendojne vete vrasjen.
Ndersa ne Shqiperi nje vajze e re si shume e shume te tjera a te tjere ne listen e gjate te ketyre vdekjeve te sigurta plot vuajtje, blen kete helm sikur te ishte nje „karamele“.
E gjen lehtesisht kudo, ne kjoska, tezga, pa asnje dokument, rekomandim perdorimi.
Dhe shitesi mizor i shpjegon qetesisht se si duhet ta perdore, qe te mos humbase efektin vrases.
Nderkaq institucionet e tjera pergjegjese, policia, prokuroria, kontrollet, ata qe duhej te gjenin e shkaterronin linjen e shperndarjes se ketij helmi, sonte gjithashtu flejne te qete.
Ne fakt, qe duhej edhe te urdheronin ndalimn e importit te saj, duke hapur procese per ata bashkefajtore ne vrasje…por perseri flejne te qete.
Pavaresisht se nje vajze tjeter e re vdes sonte.
Pavaresisht se diku, kete here ne Shkoder, kane vene kujen per kete tragjedi.
Per kete vdekje te paralajmeruar dhe te mundeshme per tu parandaluar.
Nqs ne Shqiperi do te kishte shtet per qytetaret, institucione te pergjegjeshme
Dhe jo shtet vrase serial, te koruptuar deri ne palce…
Se ketu kemi nje rrjet koruptiv, qe sponsorizon importin e ketij helmi.
Mos zevendesimin e tij me pesticide te tjera jo toksike si kudo ne bote.
Nje zot e di se dhe sa viktima te tjera do te duhen deri sa dikush te levize per te ndaluar keto vrasje pa fund!