Për SYRI TV, një nga fermerët është shprehur se kjo është një qeveri, e cila po kryen një tradhti kombëtare pasi blegtoria është pasuri kombëtare.
"Ne jemi të shkatërruar. Do të përshkallëzojmë protestën pasi kemi tre javë që presim një përgjigje nga qeveria. Subvencionet të na bëhen sa janë në vendet e rajonit, këtu dominon malli serb dhe gruri mbetet rrugëve. Informalitetin ta luftojë ministrja, ku është informaliteti jonë se prodhojmë qumësht bio.
Ministrja ka një dyzinë me burokratë në zyra, t'i nxjerrë në rrugë dhe të verifikojnë situatën në terren, ata janë të paaftë, mos ta kërkojnë nga ne zgjidhjen. Ne nuk arrijmë dot Kosovën, pasi subvencionet janë 12-fishi më i lartë sa ne.
Këta janë tradhtarë, ata kërkojnë të zhdukin blektorinë, duan të na zhdukin dhe të na zëvendësojnë me afrikanë".